Albspirit

Media/News/Publishing

Car Llazari vendoset në veri të Mitrovicës

car-llazari-500x300-780x439

Institucionet e Kosovës ende nuk kanë ndonjë vendim, i cili do të lejonte apo kundërshtonte vendosjen e përmendores së Princit Llazar në veri të Mitrovicës.

Me propozim të asamblistëve të Listës Serbe, Kuvendi Komunal në veri të Mitrovicës, në një seancë të jashtëzakonshme me 17 qershor, ka marr vendim për vendosjen e kësaj shtatore.

Institucionet përgjegjëse të Kosovës thonë se janë duke e shqyrtuar vlefshmërinë ligjore të marr nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës veriore, vendim ky që është kundërshtuar nga asamblistët shqiptarë dhe boshnjakë në atë pjesë, duke e cilësuar si akt i motivuar politikisht dhe në baza etnike raporton lajmi.net.

Në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor bëjnë të ditur se janë duke shqyrtuar kërkesën e marr nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, për vendosjen e përmendores së Princit Llazar.

“Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë në bazë të kompetencave të përcaktuara me ligj, është duke e trajtuar kërkesën e datës 21.06.2016 nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, për shqyrtim dhe vlerësim e ligjshmërisë të vendosjes së statujës së Knajz Lazarit në Komunën e Mitrovicës Veriore”, ka thënë Fdil Maxhuni nga zyra për komunikim me publikun në MMPH.

Edhe pse vendosja e kësaj shtatoreej është kundërshtuar nga asamblistët shqiptarë dhe boshnjak, me shumicë të votash në kuvend, me 11 vota për është miratuar propozimi i asamblistit të e Listës Serbe, Igor Simiq

“Shtatorja do të jetë 12 e lartë dhe do të vendoset tek rreth-rrotullimi kryesor në qendër të veriut të Mitrovicës, ndërsa, në seancën e Kuvendit Komunal të veriut të Mitrovicës do të jepet edhe formalisht drita e gjelbër për këtë çështje”, ishte shprehur Simiq.

Shtatorja do të zbulohet me rastin e festës së ‘Vidovdanit’.

Please follow and like us: