Albspirit

Media/News/Publishing

Gazetari – Taulant Ballës: Ja çfarë të ka mbetur pa bërë 

 

habjon hasani - taulant balla

Ka sjellë reagime të shumta denoncimi i Taulant Ballës i bërë në Rinas, se në Itali është goditur nga Jamarbër Malltezi. Një prej tyre është edhe ai i gazetarit Habjon Hasani, i cili ka një këndvështrim të ndryshëm, për atë se çfarë ka bërë Balla dhe çfarë i ka mbetur pa bërë ende deputetit të Librazhdit.

Ja çfarë shkruan Hasani:

Unë nuk e di çfarë ka ndodhur në Romë mes Jamarbër Malltezit dhe Taulant Ballës.

Por di ca gjëra të tjera:

-Di që Taulant Balla ka qenë i pakursyer në etiketime dhe epitete ndaj fëmijëve të Berishës në veçanti. Deri dhe shpikje dhe batuta pa kripë të natyrës intime.

-Di që fëmijët e Berishës, por sidomos e bija, Argita, ka reaguar me maturi dhe e painteresuar për show mediatik.

-Di që Taulant Balla nuk e ka hiç problem të identifikohet publikisht si një servil i shkallës sipërore, e vetmja gjë që i ka mbetur pa bërë është të lëpijë dhe mutin e kryetarit.

Nisur nga këto të dhëna, unë e dyshoj shumë variantin mediatik të ngjarjes, sikur këtë Taulantin e njomë, na e paskëshin sulmuar kot.

Zor se mund të jetë kaq e thjeshtë…

Please follow and like us: