Albspirit

Media/News/Publishing

Mediat britanike: Shqiptarët po dynden drejt nesh

Dy ditë pas daljes nga BE, kryesisht për të shmangur emigracion masiv, Britania ka përmendur sërish popullin shqiptar duke e quajtur veten një strehë ëndrrash për popullin e varfër që nuk po ia del të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

“Të gjithë shqiptarët që ëndërrojnë për një jetë të re, po dynden në Britaninë e Madhe dhe ndikimi i ekonomisë së tyre të shtrënguar po ndjehet edhe këtu”, – shkruan Express.co.uk.

Në shkrim theksohet gjithashtu se me anëtarësimin në BE të Shqipërisë në 2020, shqiptarët mund ta braktisin njëherë e mirë vendin në mënyrë të ligjshme. Sipas gazetës mijëra shqiptarë po udhëtojnë drejt vendeve europiane, sidomos Britanisë në kërkim të pagave dhe kushteve më të mira të jetesës.

Please follow and like us: