Albspirit

Media/News/Publishing

Putin: Mediat ruse, me program për audiencën në Kinë


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin gjatë vizitës në Pekin ka thënë se televizioni shtetëror rus do të fillojë së transmetuari program edhe në Kinë.

Pas bisedimeve me presidentin kinez, Xi Jinping, Putin ka thënë se kanali i tretë i televizionit shtetëror rus do të fillojë se transmetuari “mjaftë shpejtë” në Kinë.

Ky kanal fokusohet më shumë në emisione argëtuese, ndërsa është pronë e “Gazprom Media”.

Putini ka thënë se edhe agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, TASS dhe televizioni “Channel One” do vendosin kontakte me homologët e tyre në mediat e kontrolluara nga shteti në Kinë.

Pak para arritjes së Putinit në Peking, Kremlini ka thënë se vizita e presidentit rus do të përfshijë bisedime me liderët kinezë rreth “projekteve madhore bilaterale të integrimit euro-aziatik dhe çështje të tjera kyqe ndërkombëtare”, përfshirë situatën në Siri, Afganista dhe gadishullin korean.

Please follow and like us: