Arrestohet hajduti i dytë, dokumentohen 17 vjedhje banesash
E meritojnë varjen në litar, përshtyrjen publike para miratimit me ekspertë të pavarur të deputetëve të mosvarur të Reformës në Drejtësi
Finalizimi i operacioni “Çelësi” ka zbardhur dhe dokumentuar 17 vjedhje banesash në Tiranë, ndërsa ka vënë në pranga edhe hajdutin e dytë të dyshuar, të këtyre vjedhjeve.
Burime të policisë Vendore të Tiranës bënë të ditur se dje, specialistët e policisë bënë të mundur kapjen e Erind Kodra, 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.
Ndalimi i tij u bë pas një pune hetimore dhe pamjeve filmike të administruara nga Policia, ky shtetas është autorë i dyshuar i vjedhjes të banesës së shtetases K. M. më datë 19. 04. 2016 në rrugën “Pjetër Bogdani”.
Gjithashtu nga puna e bërë në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Nr 1 dhe 4, ky shtetas ne bashkëpunim me shtetasin Danjel Dushku, 25 vjeç (i arrestuar nga Policia tre javë më parë), të jenë autorë të dyshuar të 16 vjedhjeve të tjera banesash.
Gjatë kontrollit të banesës së Erind Kodra, u gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale: një çelës artizanal i modifikuar për thyerjen e fishekut të bravës së dyerve; dy kaçavida dhe; një çelës englez 12.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes së kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, parashikohet nga Neni 134/2 i Kodit Penal.
Vjedhjet e dyshuara
• Në Juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr. 1
1. Më datë 30.04.2016, në rrugën “Rrapo Hekali”, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. Ç., ku kanë marrë një shumë monetare.
2. Më datë 17.06.2016, në rrugën “Hoxha Tasim”, kanë vjedhur banesën e shtetasit V. V., ku kanë marrë një kasafortë të përmasave 90×30 cm dhe brenda ka pasur disa pasaporta.
3. Më datë 28.03.2016, në rrugën “Rrapo Hekali”, kanë vjedhur banesën e shtetases V. Y., ku kanë marrë disa bizhuteri dhe një shumë monetare.
• Në Juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr. 2
1. Më datë 17.05.2016, në rrugën “Perlat Rexhepi”, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit I. M., ku kanë marrë 2 televizorë Plazma dhe një shumë monetare.
2. Më datë 22.05.2016, në rrugën e “Kavajës”, kanë vjedhur banesën e shtetases E. J., ku kanë marrë vetëm një televizor.
3. Më datë 24.05.2016, në rrugën “Abdyl Frashëri”, kanë vjedhur banesën e shtetases N. M., ku kanë marrë bizhuteri të ndryshme dhe në banesën e shtetases Sh. B., ku kanë marrë bizhuteri të ndryshme dhe një shumë monetare.
4. Më datë 01.06.2016, në rrugën “Sulejman Pitarka”, kanë vjedhur banesën e shtetases I. A., ku kanë marrë një shumë monetare dhe disa bizhuteri të ndryshme.
5. Më datë 13.06.2016, gjatë natës, në rrugën “Nikolla Tupe”, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetases R. H.
6. Më datë 14.06.2016, në rrugën “Vangjush Furxhi”, kanë vjedhur banesën e shtetasit S. F., ku kanë marrë një shumë monetare dhe disa bizhuteri.
7. Më datë 20.06.2016, në rrugën “Komuna e Parisit”, kanë vjedhur banesën e shtetasit Sh. E., ku kanë marrë një televizor plazma dhe një shumë monetare.
8. Më datë 20.06.2016, në rrugën ”Komuna e Parisit”, kanë vjedhur banesën e shtetases A. B., ku kanë marrë një televizor Plazma.
• Në Juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 4
1. Më datë 10.06.2016, në Qesarak, kanë vjedhur banesën e shtetases D. D., ku kanë marrë disa bizhuteri.
2. Më datë 01.06.2016, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, persona të pa identifikuar kanë vjedhur banesën e shtetases L. M., ku kanë marrë disa bizhuteri
3. Më datë 18.05.2016, në rrugën “Fitnete Rrexha”, kanë vjedhur banesën e shtetases B. Q., ku kanë marrë disa orendi shtëpiake dhe dritare alumini.
4. Më datë 18.04.2016, në rrugën “Selaudin Zorba”, kanë vjedhur banesën e shtetases E. L., ku kanë marrë një shumë monetare.
5. Më datë 26.04.2016, në rrugën “Mërgim Çano”, kanë vjedhur banesën e shtetasit B. S., ku kanë marrë një shumë monetare dhe disa bizhuteri.
Sekuestruar në cilësinë e provës materiale
– Një çelës artizanal i modifikuar për thyerjen e fishekut të bravës së dyerve.
– Dy kaçavida
– Një çelës anglez 12