Uellsi çerekfinalisti i dytë, fiton me autogol ndaj Irlandës së Veriut
Uellsi është ekipi i dytë i kualifikuar për në çerekfinalet e Kampionatit Europian.
Megjithatë, britanikët, të cilët gjatë turneut kanë bërë një paraqitje të mirë, kanë fituar përballjen me Irlandën e Veriut vetëm përmes një autogoli.
Ndeshja në tërësi ka qenë e balancuar, me uellsianët të udhëhequr nga Gareth Bale që e kanë kërkuar golin, i cili u është dhuruar nga Gareth McAuley në minutën e ‘75.
Please follow and like us: