Albspirit

Media/News/Publishing

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë vijon turin në Lezhë

13467800_873036766133827_1137065611_o-768x576

 

Pas qytetit të Vlorës, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka vazhduar turin e tij në qytetin e Lezhës.

Tribtiku bashkëbisedues pushteti vendor-media-biznes nën emëruesin e përbashkët partneritet sot pasdite ka ndalur në Lezhë me një takim me kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj.

Ai ka përshëndetur gazetarët e ardhur nga të gjitha degët e UGSH në qarqe, ka ndarë me ta mendimin e përbashkët se këto tre “fondacione” kanë nevojë jetike për njëra-tjetrën.

Frrokaj ka vlerësuar transparencën me median duke nxjerrë në pah bashkëpunimin e shkëlqyer që ka me degën e UGSH në Lezhë.

Gjithashtu, kryetari i UGSH, Aleksandër Çipa ka bërë një rezyme të shkurtër të problemeve më imediate të gazetarëve në vend, duke theksuar edhe një herë se bashkëpunimi  me pushtetin vendor dhe biznesin do ta bëjë median më funksionale  sidomos në rrafshin e problemeve  sociale.

Ky takim  si shumë takime të tjera është mundësuar  nga shoqata “Ressegnantia” e cila tashmë është një partnere serioze e UGSH-së.

Please follow and like us: