Albspirit

Media/News/Publishing

67 atletë rusë duan pjesëmarrje në Lojëra Olimpike


Ministri i sportit i Rusisë, Vitaly Mutko

Ministri i Sportit në Rusi, Vitaly Mutko, ka thënë se deri në 67 atletë rusë do të kërkojnë që të hiqen nga lista e ndalimit që është vendosur ndaj ekipit rus pjesëmarrës në Lojëra Olimpike të cilat fillojnë në gusht në Rio të Brazilit.

Mutko e ka bërë këtë njoftim mbrëmë duke thënë se atletët janë gjithashtu gati të bëjnë padi në Gjykaten e Arbitrazhit për Sport.

Federata e Asociacionit Ndërkombëtar të Atletikës më 17 qershor e ka miratuar ndalimin e përgjithshëm ndaj ekipit rus të vendosur si pasojë e skandalit me doping.

Por organizata kishte lejuar mundësinë e heqjes së ndalimit individualisht për atletët nëse ata mund ta verifikojnë se e kanë kaluar testin e dopingut.

Gjasat janë të vogla qe Federata të pranojë shumicën e kërkesave të 67 atletëve rusë pasi është lënë të kuptohet se heqja e ndalesës është e paraparë më shumë për pak nga atletët rusë qe jetojnë jashtë Rusisë.

Please follow and like us: