Amisti e re për makinat, përfitojnë 100 mijë pronarë
Qeveria ka vendosur të falë detyrimet fiskale dhe gjobat për 100 mijë pronarë automjetesh. Një ligj i ri që pritet të miratohet në parlament parashikon që pronarët e makinave që nuk kanë paguar taksat për një periudhë më shumë se 10 vjetësh do të kenë 6 muaj afat për të ccregjistruar mjetet pa paguar taksat e prapambetura. Në rast se qytetarët do të duan që t’i mbajnë mjetet dhe t’i përdorin, atëherë do të duhet të paguajnë detyrimet. Sipas qeverisë, 100 mijë pronarë automjetesh që figurojnë ende në qarkullim nuk kanë kryer asnjë lloj detyrimi pran ëDrejtorisë së Transportit. Disa nga këto makina ka të dhëna se janë nxjerrë jashtë përdorimit, por nuk kanë ccregjistruar, disa mbahen pa lëvizur dhe një numër i vogël mund të qarkullojë pa paguar detyrimet. Në vitin 2011 qeveria e atëhershme nxorri jnë tjetër amnisti duke u mundësuar pronarëve të automjeteve të paguanin 50 % të detyrimeve të prapambetura.