Albspirit

Media/News/Publishing

Atentati në Qipro, vrasësi shqiptar Aleks Burreli ka qenë i dënuar për kokainë 

 

Aleks Burreli kërkohet nga policia e Qipros, si një nga autorët e vrasjes që ndodhi dy ditë më parë. Policia qipriote ka siguruar një urdhër-arresti ndaj tij si dhe e ka shpallur atë në kërkim ndërkombëtar.  Aleks Burreli është personi që shikoni në foto, imazhi it ë cilit u publikua menjëherë nga autoritetet qipriote sapo u konfirmua që ishte ai njëri prej vrasësve. Besohet se ai ka mbetur i plagosur nga breshëria e armëve dhe mund të jetë ndihmuar nga një person i tretë për t’u larguar. Ndërkohë, policia shqiptare u ka thënë homologëve qipriotë se Aleks Burreli dhe vrasësi tjetër shqiptar që mbeti i vdekur Jani Vogli, u larguan nga Tirana më 7 Maj drejt Stambollit, e prej andej mbërritën në Qipro më 8 Maj.  Nga masakra mbetën të vdekur 4 persona, mes të cilëve edhe Jani Vogli, i cili ishte njëri prej dy vrasësve shqiptarë të paguar për të ekzekutuar biznesmenin grek Fanos Kalopsiodiotis. Ky i fundit ishte në tavolinën e restorantit me dy policë, të cilët ishin jashtë shërbimit. Njëri prej policëve që shkëmbeu zjarr me shqiptarët humbi jetën, gjithashtu edhe bashkëshortja e tij që ishte në tavolinë. Kurse polici tjetër mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital.

Kanë kaluar tre ditë nga sulmi i armatosur në Qipro, ku mbetën të vdekur 4 persona dhe në kërkim është njëri prej vrasësve shqiptarë.

Aleks Burreli është shpallur tashmë edhe në kërkim ndërkombëtar, ndërsa ka dyshime se ai mund të fshihet në Greqi apo të jetë arratisur drejt Shqipërisë dhe fshihet në vendin tonë. Policia qipriote ka shpërndarë edhe fotografinë e vrasësit shqiptar në mënyrë që të identifikohet më lehtë edhe nga qytetarët nëse kanë informacion për vendndodhjen e tij.

Sipas mediave qipriote, 48-vjeçari nga Mati ka qenë i dënuar më parë në Greqi pasi u kap me 1 kilogramë heroinë në banesën e tij. Pas disa vitesh burgim, ai rifitoi lirinë, shkruan SYRI.net.

Ndërkohë, në dijeni janë vënë edhe autoritetet shqiptare, duke iu kërkuar informacione për Aleks Burrelin. Hetuesit qipriotë dhe ata grekë besojnë se 48-vjeçari është pjesë e ‘Mafies Greke’, duke analizuar edhe rastet e tjera të ekzekutimeve mafioze në Greqi të biznesmenëve, pronarëve të lokaleve të natës etj.

Ndërkohë, vrasësi i dytë shqiptar që mbeti i vdekur gjatë shkëmbimit të zjarrit në Qipro, Jani Vogli dyshohet se është i njëjti atentator i 4 viteve më parë ndaj biznesmenit që ekzekutuan 3 ditë më parë.

Në 2012, biznesmenit grek Phanos Kalopsidiotis i vranë 5 truprojat, ndërsa vet mundi të shpëtonte, por nuk ishte me kaq fat kësaj radhe. Dy vrasësit shqiptarë Aleks Burreli dhe Jani Vogli shëmbyen zjarr me dy efektivë policie tre ditë më parë, të cilët ishin në tavolinën e restorantit së bashku me shënjestrën e tyre, biznesmenin Phanos Kalopsidiotis.

Nga të shtënat me breshëri, njëri prej shqiptarëve Jani Vogli mbeti i vdekur. Humbën jetën gjithashtu edhe biznesmeni, njëri prej policëve civilë dhe bashkëshortja e këtij të fundit.

Please follow and like us: