Besa Kokëdhima kritikon ashpër: Dhuna në këtë vend, është një fenomen i cili nis e përfundon në çdo instancë
Këngëtarja Besa Kokëdhima ka bërë një reagim të gjatë, të mbushur me kritika në profilin e saj zyrtar në Facebook në lidhje me rastin e dhunës së ushtruar në një kopsht privat në Sauk.
Kokëdhima e ka zgjeruar kritikën e saj edhe për institucionet që janë përgjegjës për ushtrimin e kontrollit nëpër ambjentët publike. “Dhuna ne shoqerine tone eshte ne shkolla, institucione arsimore, kopeshte, rruge, ne lagje, apo per disa edhe ne shtepite e tyre”, shkruan vajza e ish deputetit socialist i cili është perjashtuar disa kohë më parë nga Kuvendi.
Ndër të tjera Kokëdhima ka shkruar se dhuna nuk është vetëm episode të shkëputura, por sipas saj dhuna fizike apo verbale në këtë vend, është një fenomen, i cili nis e përfundon në çdo instancë.
“Dhuna fizike apo verbale ne kete vend, eshte nje fenomen i cili nis e perfundon ne cdo instance.
Sa nga institucionet tona jane te pajisura me vleresime psikologjike te mesuesve, edukatoreve, dhe te studenteve apo te miturve, apo qofte edhe te sherbyesve publik te cilet potencialisht mund te shfrytezojne poziten per te shpalosur dhune (ne kuptimin e gjere te fjales), ndaj me te dobteve apo te pambrojturve?”-shkruan Besa ndër të tjera në statusin e saj .