Cryan: Londra do të dobësohet, por nuk vdes pas BREXIT
Shefi i Bankës Gjermane ka thënë se pas BREXIT, Londra nuk do të shuhet si qendër financiare, por ajo padyshim do të dobësohet.
Britaniku John Cryan, që e ndan kohën e tij në mes të Frankfurtit dhe Londres, i ka thënë gazetës gjermane, “Handelsblatt”, se ai pret që tregu financiar të përballet me më shumë paqëndrueshmëri gjatë javëve në vijim.
“Qendra financiare nuk do të vdes, por ajo do të bëhet më e dobët”, ka thënë për Londren, Cryan.
Ai nuk e ka komentuar ndikimin e mundshëm të drejtpëdrejtë te Banka Gjermane pas referendumit britanik për dalje nga BE-ja.
Banka Gjermane ka staf prej 11 mijë punonjësve në Britani.
Cryan është momentalisht duke punuar në një strategji për rivlerësimin e bankës më të madhe të Gjermanisë, pasi në vitin 2015 ka paralajmëruar se do të anulojë 9 mijë vende pune, 4 mijë prej të cilave në Gjermani.