Albspirit

Media/News/Publishing

Drejtësia që vjen nga vota e deputeteve kriminelë dhe të korruptuar mos ardhtë kurrë!

Drejtësia që vjen nga vota e deputeteve kriminelë dhe të korruptuar mos ardhtë kurrë!!!

Nga Bislim Ahmetaj

Refreni i politikës shqiptarë prej muajsh është një togëfjalësh “Reforma në drejtësi”. Të gjithë pa përjashtim janë “pro”, që të gjithë janë gjithashtu “kundra”. Kanë artikuluar i madh dhe i vogël për nevojën e kësaj reforme. Dikush e quan jetike si bukën e përditshme, të tjerë si makiazh për të tejkaluar krizën e thellë që po kalon ekonomia e vendit. Dikush mungesën e drejtësisë e sheh nëpër gjykata, të tjerë nëpër zyrat e qëverisjes qëndrore dhe lokale, ndërsa ata që gjykojnë më ftohtë tek mentaliteti i shtetasve të këtij vendi që nuk e peshojnë pushtetin e vetëm që ju ka dhenë demokracia, votën e tyre, por e lëshojnë atë vend e pa vend “si lopa baglën”.

Ka disa që të është quajturën “Reforma në drejtësi” e lexojnë si “kamxhik” për politikanët e korruptuar, si presion të hapur të ndërkombëtareve ndaj klasës politike shqiptare. Këta meritojnë pak vemendje dhe një përshkrim më të hollësishëm. Po pse janë të shqetësuar dhe po aq të angazhuar ndërkombëtarët për këtë reformë? Si doli kaq e domosdoshme reforma në drejtësi pikërisht kur në pushtet mbërriti e majta shqiptare, përgjegjëse për të këqiat e panumerta që I ka shkatuar këtij vendi këtu e 75 vite, që kur jua “dorëzuam” lirinë dhe fatin tonë filozofisë së majtë komuniste!? Pse diktatura më e egër e lindjes komuniste nuk paska pas nevoj të revizionohet, hetohet dhe denohet për krimet e saj monstruoze ndërsa demokracia e brishte e paska të domosdoshme të “ndëshkohet” nga po ata që e kanë përdhunuar dhe sjellë në këtë ditë?! Pyetja më substanciale që dua të shtroj në këtë shkrim timin është për ndërkombëtarët; Ata duan ta kapin apo ta çlirojnë klasën politike shqiptare? A duan ata të na çlirojnë ne shtetasve të këtij vendi prej tyre apo duan të na kyçin edhe më shtrejnjtë në darat e tyre?

Këtë pyetje e shtroj pa kurrfarë valence negative, thjeshtë i shtyrë nga naiviteti. A nuk janë kjo klasë politike përgjegjëse për situatën ekonomike, sociale dhe politike tejet të rëndë gati të pashpresë që po kalon vendi? A nuk janë këta ndërkombëtarë dhe një pjesë e klasës politike shqiptare që konstatuan me vota që ky parlament i mazhorancës së majtë 75 vjecare është i kriminalizuar? A nuk janë këta ndërkombëtare dhe një pjesë e klasës politike shqiptare që ditë për ditë akuzojnë për krime monstruoze, për vjedhje dhe abuzime të fondeve publike, për dhunime dhe devijime ekstreme të barazisë dhe parimësisë mes njërëzve? A mund ti besohet reforma në drejtësi kësaj kaste e cila është përgjegjëse direkte për situatën që po kalon vendi? Unë si një udhëtarë i vemendshëm i këtij çerek shekulli zhvillime pozitive dhe negative në vendit tim do të kërkoja në radhë të parë prej qytetarëve shqiptarë dhe së dyti prej partnerëve tanë stratëgjik që udhëtimin tonë drejt lirisë dhe demokracisë, drejt shtetit të së drejtës dhe atij ligjor ta korrektojmë dhe përmirësojmë aty ku ai e ka nisur devijimin. Tek vota dhe përdorimi i saj, tek ligji i munguar I dekomunistizimit dhe ai i lustracionit, tek denimi i krimeve të komunizmit dhe përjashtimi nga politika i bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, tek zbatimi me përgjegjësi dhe korrektesë i ligjit të dekriminalizimit i cili sipas meje është thjeshtë pasojë e mungesës së dekomunistizimit të shoqërisë. Gangsteret, hajdutët, shitësit e drogës dhe trafikantët e mishit të bardhë gjenezën, metodat, motivimin dhe mbështetjen në veprimtaritë e tyre kriminale i kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë nga eksponentët e të majtës historike dhe të mostrës së saj sigurimit të shtetit.

Pra në mbyllje të kësaj trajtese dua të theksoj se reforma në drejtësi që do të prodhonte ky parlament që botërisht e ka pranuar që është i mbushur me kriminel, hajdutë, trafikantë dhe suportues të këtyre kategorive monstra jo vetëm që nuk do të prodhojë drejtësi por do ta përkeqësojë gjendjen edhe kështu dëshpëruese. Drejtësia që vjen nga parlamentarë të kriminalizuar është e frikshme, e papranueshme për standartet minimale të shtetit të së drejtës, duhet të jetë e papranueshme për të gjithë ata deputet që ju ka mbetur një pikë përgjegjshmërie. Reforma në drejtësi duhet ta shëndoshë jetën tonë sociale jo ta shtyjë atë në gropën e zezë ku e kanë hedhur atë klika e poltikaneve shqiptarë të asistuar dhe përkrahur nga aleatët tanë perëndimor. Reforma në drejtësi pikë së pari ka nevojë për besueshmëri. Dhe ky parlament është më i pabesueshmi historik I këtyre 25 viteve pluralizëm. Ky parlament maksimumi që mund të bëjë është: Të miratojë një ligj të mirë për dekomunistizimit dhe lustracionin e shoqërisë shqiptare. Të miratojë një ligj zgjedhor që ju heq kryetarëve të partive politike pronësinë mbi deputetët dhe t’jua kthejë zgjedhësve shqiptarë të drejtën të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në parlament.

Të shpallë zgjedhjet e parakohëshme për në vjeshtë të këtij viti. Pastaj fituesit e zgjedhjeve, kushdo qofshin ata, kanë moralin të miratojnë reformën në drejtësi, të çelin procesin e negociatave më Bashkimin Europian (Nqs përfaqësuesit e vendeve të Bashkimit Europian dhe SHBA-te negocojnë marreveshje dhe bashkepunojnë me institucione në përmbajtjen e të cilave është pranuar botërisht që ka kriminelë, komunistë konservatore dhe bashkëpunëtore të policisë sekrete të diktaturës ateherë vihet në dyshim të plotë pozitiviteti I angazhimit të tyre në këtë proces jetik për ekzistencën e demokracisë dhe sovranitetit) të udheheqin vendin drejt një paqje sociale për të cilën ka nevojë më shumë se kurrë ky vend. Drejtësia që vjen nga kriminelët kurrë mos ardhtë, shqiptarët e kanë provuar në 44 atë lloj drejtësie !!!

Please follow and like us: