Eksperti Dorian Duçka: Bisedimet, rrugëdalja e zgjidhjes së problemit të Detit të Kinës Jugore
Duçka u shpreh se Kina ka një status të rëndësishëm në Azi e në botë dhe nënvizon se Pekin ka zbatuar vazhdimisht një politikë paqësore që nuk synon t’i shtypë vendet përreth dhe njëkohësisht nuk lejon shkeljen e dinjitetit e të sovranitetit të vet nga vendet e tjera. “Në histori, Kina nuk sundonte ndonjë vend tjetër nën pretekstin e lundrimit të lirë, përkundrazi ka forcuar vazhdimisht shkëmbimet tregtare me vendet e tjera në det duke nxitur lulëzimin e përbashkët,” thekson eksperti shqiptar i të drejtës ndërkombëtare.
Ai shton se Deti i Kinës Jugore është një korridor i rëndësishëm global i lundrimit e tregtisë dhe ka rëndësi për sigurinë ekonomike botërore, ruajtjen e bashkëpunimit me vendet përreth dhe përputhet me interesat e Kinës.