Albspirit

Media/News/Publishing

Elida e pajtimit, vasha që fiton Nju Jorkun

loci elida

Elida Loci dhe babai i saj Agimi, njihen sëtepërmi në Shqipëri qëkurse iu përkushtuan veprimtarive të pajtimit të gjaqeve mes familjeve në hasmëri

Denion Ndrenika

E vogël. Ishte e tillë kur mbërriti në Nju Jork. U rrit mes vështirësive dhe vullnetit që nuk e lëshoi asnjëherë.

Nga një zonë e vogël e Shqipërisë së Mesme, vasha që njihej për pajtimin e gjaqeve nisi dhe po ecën njejtë mes vështirësive të Kryeqytetit të Botës. Të Qytetit që nuk fle kurrë.

Elida Loci mbërriti në Nju Jork dy vjet e gjysëm më parë, a ndoshta pak më shumë se kaq.

U përball me vitin e fundit të shkollës së mesme, gjimnazit me jetën e re. Ajo dhe babai i saj Agimi, njihen sëtepërmi në Shqipëri qëkurse iu përkushtuan veprimtarive të pajtimit të gjaqeve mes familjeve në hasmëri.

Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar kishte drejtor Ekzekutiv Agim Locin, një punonjës i hershëm policie që ia kaloi zellin së bijës për të gjetur burra e gra të fortë në tejkalimin e tragjedive dhe dhimbjeve të gjakmarrjes.

Elida e kishte këtë në brendi. Ajo tashmë në Nju Jork u bë meritore e që në vitin e parë kur kaloi të gjithë testet dhe u diplomua.

“Illyria”-s i tha shkurtimisht Elida se shpejt u bë “inducted” në National Honor Society dhe Spanish Honor Society. Më tej fitoi Çmimin Women in Business nga Yonkers Chamber of Commerce, si një ndër tre fitueset e qytetit të Yonkers:

“Unë mora çmime të tjerë për Academic Excellence dhe nga vetë kryetari i Yonkers, Spano. Pasi mora High-School diploma në listën e nxënësve më të mirë, arrita të fitoj bursën për të studiuar gjatë verës për filozofinë e lashtë greke në Princeton University”.

Koha e shkollimit dhe rezultatet mundësuan që Elida të shpërblehej me $100,000 për College dhe në tërësi jetën unversitare studimore e ka të garantuar po me bursa.

“Sapo u diplomova për “Associates” në administrim biznesi si anëtare e Phi Theta Kappa dhe honor student me 3.86 gpa nga 4.0 dhe vazhdoj Bachelors në Accounting”-shton ajo.

Elida është në listën e presidentëve në Universitet dhe inducted të Phi Theta Kappa sorority si dhe anetare e Enactus.

Ajo thotë se këtë kohë është përfshirë në veprimtari të tjera jashtëshkollore, përkatësisht modeling dhe se është duke menduar e duke u përpjekur që të fillojë shown e saj televiziv.

Jeta e Nju Jorkut nuk është aspak e lehtë, por Elida nuk është dorëzuar që të mbushë kohën me mësim, veprimtari jashtë shkolle dhe në dëshirat për pjesëmarrje në sfilata të ndryshme si New York Fashion Week, designer Robert Greco, Macy’s fashion show, Bloomingdales fashion show, fashion show for charity(bamiresi) dhe Bronx Fashion show.

“Tani po merrem me përfundimin e kontratës për të modeluar për Robert Greco, një disenjor në Amerikë. Së shpejti do të filloj show-n tim këtu në New York. Gjatë kësaj kohe po punoj dhe me publikimin e librit tim të dytë në anglisht pasi i pari ishte në shqip “Tingujt e Mëngjesit”-tha Elida për gazetën “Illyria”.

Please follow and like us: