Albspirit

Media/News/Publishing

Europa drejt shpërbërjes? Ja 5 shtetet e tjera që mund të braktisin BE-në!

Europa drejt shpërbërjes? Ja 5 shtetet e tjera që mund të braktisin BE-në!

Deklarata është bërë në takimin urgjent të gjashtë vendeve themeluese të Bashkimit Evropian, mbajtur në Berlin. Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, tha se bisedimet duhet të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Tani mbi të gjitha është esenciale të kuptojmë njëri-tjetrin që do të thotë vetëm kështu mund të kuptojmë pritshmëritë e popullsisë evropiane, apo edhe ndjeshmëritë e qeverive të vendeve anëtare. Rezultati i referendumit britanik duhet të shërbejë si leksion për ne”, tha ai.

Të premten, ministri i Jashtëm gjerman deklaroi për mediat vendase se negocimi i kushteve të daljes së Britanisë ishte i vështirë, por megjithatë udhëheqësit evropianë janë angazhuar tashmë në krijimin e kursi të ri, i cili trajton norma të larta të papunësisë së të rinjve, dhe çështje të tjera të ngritura përmes referendumit në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai tha se bisedimet e shpejta janë thelbësore në mënyrë që anëtarët e mbetur të mund të përqendrohen në të ardhmen e Evropës, transmeton OraNews.

Vendet që ndjekin bisedimet në Berlin, Gjermania, Franca, Italia, Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda, bashkuan forcat në vitin 1950 dhe ende formojnë bërthamën e BE’së.

Sipas gazetave gjermane që citojnë një dokument strategjik të Ministrisë së Financave, zyrtarët gjermanë janë të shqetësuar se Franca, Holanda, Austria, Finlanda, Hungaria, gjithashtu mund të kërkojnë të largohen nga Bashkimi Evropian pas largimit të Britanisë.

Samiti i parë i liderëve të BE-së pa praninë e britanikëve do të mbahet të mërkurën.

Please follow and like us: