Albspirit

Media/News/Publishing

Facebook paguan miliona dollarë për të famshmit që dalin live në rrjet 

 

facebook live

Facebook së fundi është duke shpenzuar miliona për ta rritur përdorimin e videove live në platformën e vet. Rrjeti social gjigant ka nënshkruar me afër 140 personalitete të famshme dhe kompani të medieve për të prodhuar video live streaming në Facebook Live, raporton “Wall Street Journal”. Nga Facebook Live, njerëzit mund të bëjnë video live, të cilat shfaqen në llogarinë e tyre në këtë platformë. Videot shfaqen direkt në Facebook, por mund të shikohen më vonë, pasi ato regjistrohen. Facebook do t’i paguaj më shumë se 50 milionë dollarë të famshmëve dhe kompanitë e medieve, për të krijuar video live. Ata kanë arritur marrëveshje me mediet si, CNN, The York Times, Mashable dhe Huffington Post si dhe me të famshmit si, Kevin Hart, Gordon Ramsay dhe Deepak Chopra, ndërsa pritet të arrijnë marrëveshje edhe me të famshëm të tjerë.

Please follow and like us: