‘Furtunë’ në Top Channel, mbyllen dy programe të njohura, shkurtohen edhe pagat e “Portokallisë”
Një sërë programesh pritet të mbyllen në Top Channel. Kështu për herë të parë aktorët e “Portokallisë”, nuk do të paguhen gjatë periudhës së verës kur programi i humorit nuk transmeton më puntata.
Po ashtu, mediat shkruajnë se një fat të keq do të pësojë edhe “Top Show”, emisioni i drejtuar prej vitesh në Top Channel nga Alban Dudushi. Vitin e fundit gazetarit ja tkurrën ditët e transmetimit On Air, në dy herë në javë.
Newsbomb shkruante se edhe programi i fundjavës “E Diell” do të shkojë drejt mbylljes, për shkak se shifrat e audiencës janë zhgënjyese. Shikueshmëria e këtij programi ka rënë ndjeshëm.
Please follow and like us: