Albspirit

Media/News/Publishing

Gabriel Garcia Marquez për femrat inteligjente

Kam dëgjuar shumë meshkuj të thonë se dëshirojnë një “femër inteligjente” në jetën e tyre. Unë do t’i inkurajoja të mendoheshin mirë. Femrat inteligjente i marrin vendimet vetë, kanë dëshirat e tyre dhe vendosin kufij. Ti nuk ke për të qenë asnjëherë qendra e jetës së saj, sepse ajo rrotullohet rreth tyre. Një femër inteligjente nuk do të lejojë ta manipulosh, as ta shantazhosh. Ajo është e përgjegjshme për veprimet e saj.

Femrat inteligjente dyshojnë, analizojnë, debatojnë, nuk kënaqen, përparojnë. Këto femra kanë pasur një jetë përpara se të shfaqeshe ti në jetën e tyre, dhe do të vazhdojnë ta kenë edhe kur ti të largohesh nga jeta e tyre.  Femrat e tilla lajmërojnë, nuk kërkojnë leje. Ato nuk kërkojnë në çift një lider për ta ndjekur, një babi që u zgjidh jetën, apo një fëmijë që duhet ta shpëtojnë vetë duke e udhëzuar. Ato nuk duan të të ndjekin, por as janë të gatshme t’i tregojnë rrugën e duhur të tjerëve.

Femrat inteligjente e dinë se jeta pa dhunë është një e drejtë, jo një luks dhe as privilegj. Ato e shprehin nervozizmin, trishtimin, kënaqësinë dhe frikën në të njëjtën mënyrë, sepse e dinë se frika nuk i bën të duken të dobëta, dhe as nervozizmi nuk i bën të duken “mashkullore”. Këto dy emocione, por edhe të tjerat, të gjitha bashkë, e bëjnë të duket humane dhe kjo gjë i mjafton.

Një femër inteligjente është e lirë, sepse ka luftuar për lirinë e saj. Por nuk është një viktimë, është një e mbijetuar. Mos u përpiq ta kufizosh, sepse ajo do të dijë si t’ia mbathë. Një femër inteligjente e di se vlera e saj nuk qëndron në aspektin fizik.  Mendohu dy herë përpara se ta gjykosh për moshën, gjatësinë, peshën apo sjelljen seksuale, sepse kjo gjë është dhunë emotive dhe ajo e kupton këtë gjë.

Kështu që përpara se të thuash se dëshiron në jetën tënde një “femër inteligjente”, pyete veten nëse je vërtet i gatshëm të bëhesh pjesë e jetës së saj.

Please follow and like us: