Albspirit

Media/News/Publishing

Kallëzimi tjetër për kopshtin Diren: Anjeza dhunoi edhe një 6-vjeçare

Administratorja e kopshtit në Sauk dyshohet se nuk u ndal vetëm tek 3 vjeçari për të ushtruar dhunë. Anjeza Shabani do të përballet dhe me akuzën e dhunimit të një minoreneje 6-vjeçare. Vajza e vogël i ka treguar prindërve se Anjeza e kishte rrahur, ndaj ato e kishin hequr fëmijën e tyre nga kopshti. Mungesa e provave i kishte stepur për të bërë denoncimin, por pas daljes së skandalit në media, prindërit e 6 vjeçares janë bindur.

Ky denoncim nga prindërit e 6-vjeçares nga kryeqytetit duket se rëndon pozicionin e Shabanit përballë drejtësisë. Prokuroria është në pritje të akt-ekspertimeve mjekësore të dy fëmijëve, 3-vjeçarit dhe minorenes 6-vjeçare, në trupin e të cilëve janë konstatuar shenja dhune.

Please follow and like us: