Albspirit

Media/News/Publishing

Kina dhe Rusia përkujtojnë 15-vjetorin e “Traktatit të Miqësisë”

Të shtunën, presidenti i Kinës Xi Jinping dhe homologu i tij rus Vladimir Putin që ndodhet për vizitë në Pekin, përkujtuan 15-vjetorin e nënshkrimit të “Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë e Bashkëpunimit Kinë-Rusi”. Në fjalimin me titull: “Krijojmë së bashku të ardhmen e marrëdhënieve kino-ruse”, presidenti Xi Jinping u shpreh se traktati, ka përcaktuar në mënyrë ligjore miqësinë e përhershme midis të dy vendeve, duke hedhur bazat e zhvillimit afatgjatë të marrëdhënieve dypalëshe në shekullin e 21-të. “Në bazë të parimeve të këtij traktati, Kina e Rusia kanë vendosur marrëdhënie të partneritetit e të bashkëpunimit strategjik në dobi të të dy popujve, si dhe kanë dhënë kontribut të dukshëm për paqen, sigurinë e stabilitetin rajonal e botëror”, tha Xi.Nga ana e tij, presidenti Vladimir Putin tha se nënshkrimi i traktatit, është një ngjarje e madhe në marrëdhëniet ruso-kineze. “Marrëdhëniet miqësore midis Rusisë e Kinës përputhen me interesat e të dy popujve dhe me objektivat e zhvillimit afatgjatë, duke i shërbyer stabilitetit e sigurisë globale e rajonale”, tha Putin.

Please follow and like us: