Albspirit

Media/News/Publishing

Kriza e re amerikane: mosfunksionimi politik

Kriza e re amerikane: mosfunksionimi politik

Ashtu si thuajse çdo simbol ikonik kombëtar këto ditë, shprehja “Jashtëzakonshmëria Amerikane” është bërë një gur shahu në grindjet e pafundme politike mes demokratëve dhe republikanëve. Për pjesën më të madhe të mandatit të Barak Obamës, konservatorët kanë pretenduar se presidenti i 44 nuk e ka kuptuar shprehjen e famshme, dhe s’ qenë mjaftueshëm krenar për Shtetet e Bashkuara.

Në vendet e huaja, kjo kritikë priret t’i lërë njerëzit të habitur. Sigurisht Amerika është e jashtëzakonshme, thonë ata, dhe ngjitja në krye të presidencës e një fëmije të lindur nga një nënë e bardhë nga Kansasi dhe një studenti zezak nga Kenia, është në vetvete dëshmi e kësaj veçantie. A ka ndonjë vlefshmëri ankesa kryesore e konservatorëve, se progresistët modernë amerikane janë shumë të shpejtë në fajësimin e Shteteve të Bashkuara për problemet e botës, dhe shumë të fokusuar në atë që është e gabuar me këtë vend?

Ndoshta, por vënia në dukje e të metave të Amerikës nuk është jopatriotike – në fakt, është krejt e kundërta, në qoftë se kjo çon në përmirësimin e vendit tonë. Po, Amerika është e jashtëzakonshme. Që nga krijimi ynë në vitin 1776, ne kemi ndërtuar shtetin mbi parimet unike të barazisë, vetëqeverisjes, dhe lëvizshmërinë sociale. Ndërsa këto parime mund të mos i bëjnë përshtypje amerikanit të shekulli XXI, ato sigurisht që vlenin shumë 250 vjet më parë.

Ato janë baza e Idesë Amerikane –një grup unik parimesh që çuan në themelimin tonë si komb. Fillimisht, ideja se ju mund të ndryshonit statusin tuaj social mezi mund të merrej në konsideratë. Nëse kishit lindur si bir i një fermeri, do të mbeteshit fermer. Nëse ishit mjaftueshëm me fat për të lindur në një familje me pasuri dhe pushtet, do e trashëgonit atë pasuri dhe fuqi.

Në përgjithësi, ne jemi përpjekur si komb për t’u ndërtuar mbi këto ideale. Edhe pse s’ka qenë gjithmonë lineare, gjatë 2 shekujve e gjysmë, kemi shënuar progres në përmirësimin e jetës së amerikanëve, duke qëndruar besnik ndaj parimeve tona. Ashtu si piramida e papërfunduar në kartmonedhëm tonë dollarin, Amerika si një komb, është vazhdimisht duke u përpjekur të përmirësojë veten, dhe evoluar për të përmbushur çdo sfidë të re që lind. Dhe Amerika ka qenë një forcë për mirë në botë.

“Asnjë amerikan nuk do të mendojë keq për mua, nëse them se pasja e Shteteve të Bashkuara në anën tonë, ka qenë për mua gëzimi më i madh”- shkroi Uinston Çuçill, pas fundit të Luftës së Dytë Botërore.  Historia amerikane është e mbushur me shembuj të kombit tonë dhe njerëzve që u ngritën për të përmbushur sfidat e mëdha. Si në përballjen kundër fashizmit global dhe gjenocidit masiv gjatë Luftës së Dytë Botërore, rindërtimin e Evropën përmes Planit Marshall, rezistencës ndaj zgjerimit të komunizmit dhe shtypjen e gati dy miliardë njerëzve gjatë Luftës së Ftohtë, apo ndërmjetësimin marrëveshjen e paqes mes Egjiptit dhe Izraelit , kur ranë këmbanat e alarmit, amerikanët i janë përgjigjur thirrjes.

Ne qemë të nderuar në botë. Amerikanët mund të shkonin pothuajse kudo, dhe të ishin të mirëpritur, një pranim i heshtur i statusit të vendit tonë përrreth globit. Megjithatë sot jemi në pikën e modulimit të historisë tonë. Kursi që kemi zgjedhur do të përcaktojë nëse shekulli XXI është një tjetër epokë e udhëheqjes amerikane, apo nëse hegjemonisë sonë do t’i vijë fundit, siç ka ndodhur me fuqitë e tjera botërore dominuese gjatë historisë, duke u lënë pasardhësve tanë detyrën e dëshpëruar të shkrimit të epitafit mbi një komb dikur të madh.

Mosfunksionimi ynë politik jo vetëm që ndikon në statusin tonë në botë, por ai gjithashtu e pengon aftësinë për të jetuar me idealet tona kombëtare. Njëqind e tetëdhjetë e pesë vjet pasi Aleksis dë Tokëvil shkruajti mbi “eksperimentin e madh” të Amerikës, demokracia, sistemi ynë i vetëqeverisjes është komprometuar nga një sistem i financave të fushatës presidenciale, i cili lejon që interesa të veçanta të blejnë politikanët dhe zgjedhjet.

Palët janë bërë një duopol dhe po sillen si një e vetme – duke kufizuar në mënyrë dramatike konkurrencën dhe për rrjedhojë llogaridhënien. Lëvizshmëria sociale, dikur një burim i krenarisë kombëtare, është në rrezik si rezultat i këtyre ndryshimeve shqetësuese. Të njëjtin shqetësim

kam shprehur 2 vjet më parë. Atëherë e filloja me një mesazh të thjeshtë:”Ne të gjithë e dime që sistemi ynë i qeverisjes është thyer. Jemi duke dërguar më të këqijtë e të dyja partive në Uashington – militant të hidhur që kujdesen më shumë për kënaqjen e ekstremistëve dhe interesave të veçanta të partive të tyre, se sa si të çojnë vendin tonë përpara”.

Teksa liderët tanë të zgjedhur vijojnë në mënyrë fëminore të vizatojnë në rërë, dhe refuzojnë të bashkëpunojnë, mosveprimi e ka zëvendësuar lidershipin në zgjidhjen e çështjeve tona më të ngutshme. Rezultati është neglizhenca. Pa guxim politik dhe një veprim kuptimplotë, problemet tona do të rriten në përmasa pothuajse të pakontrollueshme…

Shuma e borxhit tonë publik dhe defiçitit publik, tanimë është gati 500 mijë dollarë për çdo familje amerikane. Dhe, ndërsa jemi duke shpenzuar shumë e më shumë para si shtet, është bërë më e vështirë se kurrë për amerikanin e zakonshëm që të ecë përpara. Unë jam i shqetësuar se nëse ne s’do të fillojmë adresimin e këtyre çështjeve, standardeve tona të jetesës, statusit tonë në botë, dhe vetë ekzistenca e klasës së mesme në Amerikë do jetë në rrezik.

Cinizmi që e rrethon politikën, e bën të lehtë shpërfilljen ndaj çdo thagme që deklarohet nga ndonjë kandidat politik. Por faktet që mbështesin këto pohime janë kokëforta. Shumica e votuesve janë të vetëdijshëm, se borxhi ynë publik është një problem i madh. Si përqindje e PBB-së së vendit tonë, ajo është duke iu afruar niveleve me të cilat jemi përballur gjatë kulmit të Luftës së Dytë Botërore.

Mendoni për këtë: Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara mobilizuan mbi 16 milionë ushtarë dhe marinsa. Ne luftuam në Evropë, Afrikën e Veriut dhe në Paqësor. Njëzet e katër milionë amerikanë të tjerë u angazhuan në infrastrukturën ushtarake. Tre milionë makina u prodhuan në vend vetëm gjatë vitit 1941. Gjatë gjithë kohëzgjatjes së luftës u prodhuan vetëm 139 aujtomjete për përdorim privat.

Në vend të kësaj, amerikanët ndërtuan qindra mijëra tanke, aeroplanë, anije, pushkë, dhe pjesë artilerie, të cilat ndihmuan në fitimin e luftës. Deri në kohën e dorëzimit të Japonisë në vitin 1945, gjysma e prodhimit industrial të botës i përkiste SHBA-së. Rezultat i këtij investimi masiv në fitoren e luftës, ishte një borxh kombëtar që tejkalon PBB-në vjetore.

Megjithatë, gjatë më shumë se 25 viteve të ardhshme, ne e reduktuam në mënyrë dramatike atë raport, ndërsa në të njëjtën kohë garantuam kujdes mjekësor për 600 mijë ushtarët dhe marinsat e plagosur, si dhe miratimin e një ligji që dërgoi miliona veteranë në universitete dhe shkolla profesionale, ose që u vendosën në shtëpitë e tyre të reja. Ne e bëmë të gjithë këtë duke e rindërtuar Evropën, ndërtuar një sistem ndërshtetëror autostradash, dhe dërguar njeriun e parë në Hënë.

Përkundrazi, që në filim të këtij shekulli ne u angazhuan në një luftë me zgjedhjen tonë në Irak- që as krijoi stabilitet për irakianët, dhe për të cilën SHBA po vazhdon ende të paguajë kostot. Luftërat tona në Irak dhe Afganistan, të cilat tashmë kanë zgjatur më shumë sesa Lufta e Vietnamit apo Revolucioni Amerikan, kanë dëmtuar sistemin e kujdesit shëndetësor të veteranëve të luftës dhe çuar në rritjen e ISIS-it. Ne kemi injoruar krizën në sistemin e pensioneve dhe atë në sistemin e kujdesit shëndetësor, ndërsa lëvizshmëria sociale në Amerikë thuajse ka ngecur. Sot në Amerikë, nëse keni lindur në pjesën e poshtme 20 përqindëshit të ekonomisë, gjasa më të mëdha janë që do të vdisni po në atë nivel./ Daily Beast/

Please follow and like us: