Albspirit

Media/News/Publishing

Makineria që lexon mendimet tuaja

 

Nëse ju mendoni se mendja juaj është i vetmi vend i sigurt për të lënë të gjitha sekretet tuaja, atëherë mendojeni sërish.

Shkencëtarët janë duke bërë hapa të vërtetë drejt leximit të mendimeve tuaja dhe vënien e tyre në një ekran për t’u parë nga të gjithë.

Një ekip nga Universiteti i Oregonit ka ndërtuar një sistem që mund të lexojë mendimet e njerëzve me anë të skanimit të trurit, dhe më pas rikonstrukturon fytyrat e vizualizuara në kokat e tyre. Siç ju do ta shihni së shpejti, rezultatet ishin shumë të habitshme.

“Ne mund të marrim kujtesën e dikujt – e cila zakonisht është diçka e brendshme dhe private – dhe ne mund të tërheqim atë nga truri i dikujt,” tha një pjesëtar i ekipit, neuroshkencëtari Brice Kuhl.

face-compile

Ja si u zbulua. Hulumtuesit zgjodhën 23 vullnetarë, dhe hartuan 1.000 fotografi me ngjyra të fytyrave të njerëzve të rastit. Vullnetarëve iu treguan këto fotografi ndërsa ishin nën në një makinë fMRI, e cila zbulon ndryshimet delikate në rrjedhjen e gjakut të trurit, për të matur aktivitetin e tyre neurologjik.

Gjithashtu të qënurit nën makinën fMRI, e cila është një program i bazuar në inteligjencën artificiale që lexon aktivitetin e trurit të pjesëmarrësve, çon në leximin e mendimeve.

Vullnetarët ndërkohë që ishin duke dhënë përshkrimet matematikore për çdo fytyrë, mendimet e tyre ishin të ekspozuara në kohë reale.

Please follow and like us: