Albspirit

Media/News/Publishing

Miro Kovaç: “Brexit” nuk do ta ndalë zgjerimin e BE-së në Ballkan

“Brexit” është një goditje për unitetin e BE-së në një moment të keq dhe kjo tregon pakënaqësinë e votuesve britanikë për funksionimin e bllokut, deklaroi sot ministri i Jashtëm kroat, Miro Kovaç.

I pyetur në lidhje me efektin e “Brexit” për zgjerimin e BE-së, Kovaç tha se “Kroacia ende dëshiron që vendet e Ballkanit të bëhen pjesë e Unionit, por parashikojmë se do të ketë një ngadalësim të procesit”.

“Kjo është një goditje për unitetin e BE-së, që duhet të thuhet në mënyrë të qartë”, u shpreh Kovaç për “N1TV”.

“Tani duhet të shohim sesi do të organizohet BE-ja në një mënyrë më efikase, sesi do të riformohet, pasi institucionet e BE-së janë shumë larg të qenët një trup i vetëm”, theksoi ai.

Kovaç shtoi se “Brexit” ndodhi në momentin më të keq duke qenë se ne ende nuk është gjetur një zgjidhje e krizës së emigrantëve dhe borxhit.

Please follow and like us: