Albspirit

Media/News/Publishing

Modelja braziliane me 1 milion fansa, në krahët e futbollistit kosovar

Liridon Krasniqi në muajin maj i ka kaluar pushimet e tij në Singapor dhe si duket ai ka pasur pushime të paharrueshme. Më parë është publikuar publikuar lajmi, se ai ishte në shoqëri të një bukuroshe, tani është mësuar origjina e biondes seksi. Fjala është për një vajzë 20-vjeçare nga Brazili e cila ka fituar shumë gara bukurie në vendlindjen e saj. Bruna Lima është bukuroshja seksi që ka kaluar kohë me Liridon Krasniqin në Singapor. 20-vjeçarja ka një milionë ndjekës në Instagram dhe është tejet e popullarizuar në Brazil. Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës nuk ka pranuar se është në lidhje me Brunën, por fotografia e tyre së bashku tregon shumë. Përveç se është i suksesshëm në futboll, Liridonit po i ecën edhe në jetën private.

Please follow and like us: