O Putinista, o Erdoganista kuptone more të mjerë se jeni shqiptarë
Rrethanat e reja botërore kanë bërë që dy rrymat politike që popullitë shqiptarë i kanë sjellë të zezat më të mëdha gjatë gjithë historisë kohore, rryma politike pansllaviste dhe rryma politike panaziatiste, te rifillojnë ringjalljen e serishme në trojet shqiptare. Te parët shpresat i kanë mbeshtetur tek Kryetari i Rusisë Vlladimir Putin, ndërsa të dytët shpresat i kanë mbeshtetur tek Regjep Taip Erdogan, kryetar i Turqisë.
Të parët ëndërrojnë ringjalljën e idesë komuniste bolshevike, dhe shtrirjen e Rusisë në Ballkan me theks të veçantë në trojet shqiptare, ndërsa të dytët ënderrojnë për një kalifatë turko- arab, në trojet shqiptare. Edhe Putini edhe Erdogani, ënderrojnë dominimin e tyre në trojet shqiptare.
Dhe në faktë ne shqiptarët nuk mund të presim edhe ndryshe nga këta dy diktatorë të cilët nga shtetet e tyre ku ata sundojnë, shkilen për çdo ditë të lume të zotit të drejtat e shtetasve të shteteve ku ata sundojnë, dhe vritën kundërshtarët politik natën me pas i vajtojnë ditën. Këto dy rryma politike me shekuj e kanë dëmtuar edhe sot e kësaj dite po e dëmtojnë kombin shqiptarë.
Të parët e qajnë periudhën komunisto -pansllaviste ,për faktin se etërit e tyre si dhe ata vetë kishin privilegje në pushtimet sllave që i bënë tokave shqiptare, ndërsa të dytët vajtojnë Perendorinë Osmane, perendori e cila shqiptarve nuk iu la asnjë shkollë shqipe, madje duke vrarë dhe masakruar ata që munden ta marrin guximin që t’i shkruajnë shkronjat shqipe. Edhe të parët edhe të dytët, vajtojnë për baballarët e tyre të kuq, si dhe për kalifatet turko – arabe në trojet shqiptare.
Kush më shumë dhe kush më pak sa mundësi që kanë janë duke e brejtur trupin e shëndoshë të kombit shqiptarë.
Por shtrohet pyetja pse po gjejnë mundësi depërtimi politikë këto dy rryma politike në trojet shqiptare sa që arrinë aq poshtë që Kryeheroin shqiptarë të të gjitha kohrave Gjergj Kastriotin, të mundohen ta nëpërkëmbin. A e dini more të mjerë që ju ka marrë koka erë ? – do të thoshte i madhi Atë Gjergj Fishta, se Trojet Shqiptare nuk do të shëndrrohen as në troje ku do të ndikon pansllavizmi në krye me Putinin, dhe as në troje turko – arabe ku do të dominonte Erdoganizmi. Një fakt duhet ta dimë se çdo durim e ka kufirin e tij.
Këto dy rryma politike si uritha dhe ushujza nëpërmes tokës e nëntokës po e shkatrrojnë orjentimin Evropian të Shqiptarëve. Shqiptarët duhet të dinë njëherë e përgjithmon se dielli i shqiptarve lind në Evropë. Toka e shqiptarëve është tokë Evropiane edhe pse shumë herë në këto toka u ndeshen betejat e vijës kryqzore, që ndante lindjen me perëndimin. Bota e qytetruar ka kohë që na tregon rrugën e drejtë dhe ne futemi therrave e llugave. Ajo na thotë se as Putini dhe as Erdogani nuk janë miqtë e kombit shqiptarë sepse të dy jetojnë me ëndrra për dominim në Trojet Shqiptare.
Dhe çohet shqiptarët e shkretë, e bëjnë be në kokat e Putinit dhe Erdoganit, e shpejtë mbetshi pa te dytë. O Putinista, o Erdoganista kuptone more të mjerë se jeni shqiptarë. Kultura jonë nuk i përket as me kulturën pansllaviste as me kulturën panaziatiste. Ne jemi një komb që shikimin dhe pamjen e kemi të Kastriotizmit, humanizmin e kemi të Nënë Terezës, trimërinë e kemi trashëgim brez mbas brezi, ndërsa orjentimin shkencor, politik dhe kulturor e kemi me botën e qytetruar Evropiane.
Botë e cila dy herë radhazi na bëri shtet, falë qëndresës shqiptare dhe përkrahjes së diplomacisë dhe politikes së botës perendimore. Dhe pikërisht është kjo Evropë dhe Amerikë që në një të ardhme të shpejtë do të na përkrahë edhe bashkimin e Trojeve shqiptare, por para se të ndodhë kjo duhet t ’iu themi stop politikave, Putiniste dhe Erdoganiste në Trojet shqiptare.
Sa për ilustrim se si kanë filluar ringjalljën këto dy politika të shëmtuara që po e brejnë si krimba të zinj palcën Arbërore po i jap dy raste. Rasti i parë ka të bëj më tentim ringjalljen e pansllavizmit komunist përmes ngritjes se dy permendoreve të Pansllavistave më të mëdhenj shqiptar Enver Hoxha dhe Fadil Hoxha.
Ferizaj merr iniciativën që të ringjallet serish Pansllavizmi në Trojet Shqiptare, duke ngrit permendore kriminelit më të madh shqiptar që punoj për Pansllavizmin rus Enver Hoxhës, ndërsa Gjakova merr iniciativë që vrasesit të shqiptarëve atdhetar dhe nacionalist, projugosllavit Fadil Hoxha t’i ngrisin permendore në Gjakovë. Edhe njëri edhe tjetri ishin për rreth pesë dekada në shërbim të politikës pansllaviste ruso – jugosllave.
Ndërsa rasti i dytë është panaziatizmi. Edhe Panaziatistët shqiptarë janë të ndarë në dy grupe. Në Panaziatistët Vehabistë të cilët po rekrutojnë të rinjë shqiptarë për të vdekur për tokat Arabe, dhe po iu prishin imazhin të rinjeve dhe të rejave shqiptare me mjekrra fantome pantollona të shkurt e veshje sorrzeza të vashave të bukura shqiptare. Kurse të dytët panaziatistat Erdoganist po kujdesen që Pushtimet Osmane në Trojet Shqiptare t’i shohin si clirim.
Ata po kujdesen që të zhdukin Gjurmet e Historisë Shqiptare në pesë shekuj qëndresë kundër kësaj perendorie terroriste që e demtoj deri në gremin palcën Arberore të kombit shqiptar. Ata shkuan aq larg të cilët edhe hoqën edhe logon e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i dhanë titullin qytetar nderi të Prizrenit, përkrahësist më të madhë të ISIS Erdoganit.
A thua këto gjëra nuk po shifen nga miqtë tanë Evropian dhe Amerikanë.Këto dy grupe politike që po punojnë ta dëmtojnë Kombin shqiptarë kanë një emruës të përbashkët. Janë kundër politikës së miqve tanë tradicionalë Evropianë dhe Amerikan. Por orjentimi shpirteror i shqiptareve është orjentimi Evropian.
Shqipërinë Etnike do ta bëjmë pa Putinista dhe pa Erdoganista por me shqiptarë atdhetar që brez pas brezi e djalë mbas djali kanë cenë dhe janë në shërbim të kombit shqiptarë.