Shkencëtarët zbulojnë tre planete të reja
Ekipi i përbërë nga akademikët nga SHBA-ja, Spanja dhe Kina kanë zbuluar tre planete të reja.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Katarit QNA, zëvendësdrejtori i Institutit të Kërkimeve Energjetike dhe Mjedisit të Katarit, Halid es-Subeji, ekipi i studiuesve që ai drejton dhe që përbëhet nga akademikë nga SHBA-ja, Spanja dhe Kina kanë zbuluar 3 planetë të rinj nga kontrollimi i mijëra fotografive të kryera nga qendrat e monitorimit në këto vende.
Planetët rrotullohen rreth yjeve të galaktikës. Ndërkohë për nga përbërja ata janë të nxehtë dhe të ngjashëm me Jupiterin. Planetët Subeji thuhet se janë 12 deri në 17 herë më të mëdhenj se Toka.
Për shkak se ato gjenden shumë afër me yjet e tyre, nxehtësia tek ta thuhet se shkon nga 1400 deri në 1700 gradë celsius. Subeji thotë se këta planetë bëjnë një rrugëtim rreth yllit të tyre për 1.8 deri në 2.9 ditë.
Duke theksuar se planetët ndodhen në një largësi 1400 deri në 1800 vite dritë nga toka, Subeji në vijim ka theksuar se ka aplikuar dhe arritur në një marrëveshje me Unionin Ndërkombëtarë të Astronomisë (IAU), për emërtimin e tyre si Katar 3, Katar 4 dhe Katar 5.