Albspirit

Media/News/Publishing

Soros përfiton nga Brexit

George Soros përfiton nga Brexit

Miliarderi i cili parashikoi se Brexit do të sillte “Të premten e zezë” dhe një krizë për financat e njerëzve të zakonshëm, duket të ketë përfituar jashtëzakonisht nga dalja e papritur e Britanisë së Madhe nga BE-ja.
George Soros është i njohur gjerësisht si njeriu që “theu” Bankën e Anglisë në vitin 1992.
Soros ka investuar shumë në ar, e cila është rritur në vlerë pas votimit të Brexit në nivelin më të lartë që prej marsit të vitit 2014, ndërsa investitorët kërkonin asete të sigurta.
Para votimit, 85 vjeçari bleu $ 264m (£ 193 milion) nga miniera më e madhe në botë e arit, Barrick Gold, dhe kërkoi mundësi për të blerë fondin e këmbimit GLD, që gjurmon se sa vlerë ka ari.
Katër ditë para se të dilte rezultati i referendumit, Soros shkroi për “The Guardian”: “Një votë për Brexit do të bëjë disa njerëz shumë të pasur – por shumica e votuesve në mënyrë të konsiderueshme do të bëhen më të varfër./citynews

Please follow and like us: