Albspirit

Media/News/Publishing

Stamboll: Shpërndahet dhunshëm marshi pro LGBTI

Policia turke ka përdorur gazin lotsjellës gjatë një marshimi të komunitetit LGBTI në Stamboll më 26 qershor, ndërsa ka paraburgosur edhe disa aktivistë, përfshirë edhe dy deputetë gjermanë.

Dhjetëra aktivistë janë mbledhur në Stamboll për të shënuar marshin e “Paradës së Homoseksualve” megjithë faktin se organizatorët e patën anuluar aktivitetin pasi zyra e guvernatorit të Stambollit kishte njoftuar se marshi është ndaluar për shkaqe sigurie.

Marshuesit e sotëm janë përballur me numër të madh të njësive speciale të cilët kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Në mesin e të paraburgosurve përfshihet edhe deputeti gjerman, Terry Reintke, pjesëtar i Parlamentit Evropian dhe Volker Beck, deputet në Bundestagun gjerman dhe një zë i fuqishëm në mbrojtje të aktivistëve pro LGBTI.

Të dy deputetët kanë shkruar se ata janë liruar shpejtë pasi janë paraburgosur.

Please follow and like us: