Albspirit

Media/News/Publishing

Stefi Prifti: Top Music Awards, skandal që nuk mund ta dëgjoje

Stefi Prifti: Top Music Awards ishte skandal që nuk mund ta dëgjoje

Këngëtari Stefi Prifti e ka cilësuar si një skandal që nuk mund ta dëgjoje, eventin Top Music Awards që u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Stefi shprehet se nuk mundi të dëgjonte këngëtarët pasi perforëmanca e tyre ishte e ulët. Sipas tij fallciteti dhe “pordha” sic e quan Prifti ishin në ekstremet e kundërmimit.

Na te birte e shekullit t’bythve…! Mbreme startoi nje shoë televiziv ne Top Chanel me shkelqim te jashtezakonshem parade…! Quhet Top music aëards, cmimet me te mira te muzikes! Shume mire! Jemi nje vend dhe popull qe kemi nevoje per lancimin dhe vleresimin e muzikes tone! Une isha ne shtepi dhe natyrisht isha i interesuar per te pare kete shoë, ashtu si c’do muzikant apo artist ne Shqiperi. Tentova disa here te degjoj (ok, per te pare kishte gjera te mira…?), por nuk mundesha…!! Shqisa e degjimit tek une, eshte prioritare, kur behet fjale per muzike… dhe shkaterruese ose emocionuese…! Tentoja perseri e perseri, por e pamundur…! C’fare te degjoja? Jam dakord se, ka disa produksione (kenge) te bukura, por nuk ka kengetare… (me disa perjashtime te vogla, respekt ketu per Alban Skenderajn) dhe ka tekste kaq banale sa, vete banaliteti nuk do i degjonte dot…!! Fallciteti dhe pordha e madhe ne ekstremet e kundermimit…!! Duken sikur te gjithe jetojne ne vila floriri…! “shkruan Prifti

Më tej, ai thekson se u ngatërrua tregu amerikan me atë shqiptar, ndërsa theksoi se këngëtarët duhet të gjobiten kur nuk këndojnë live në performancat e tyre në publik. Ai shpreson që në të ardhmen kjo gjë të ndryshojë, dhe shpreh pakënaqësi për audion në TV, që transmetohej nga spektakli.

Ngaterojne tregun Amerikan me ate Shqiptar, pa lidhje…!! Per me teper mbizoteron hip-hopi (nuk jam kunder rrymes…) dhe bythet e mira…! Estetika me pelqen shume dhe e vleresoj te bukuren me shume se shumica e tyre, por banalitetin dhe abuzivizmin me te verteten dhe fallcitetin (shtirjen) i urrej. Tendenca e ketyre spektakleve gjigande, duhet te jete me shume ne funksion te muzikes Shqiptare dhe tabanit te saj. Kengetaret qe nuk jane kengetare, duhet te gjobiten nese nuk kendojne live ne performancat e tyre me publik. Jemi i vetmi vend qe nuk kemi nje ligj te tille! Une, kur shoh tv dua te qetesohem dhe jo te shqetesohem…! Nuk e di, mbase jemi fajtore ne muzikantet, qe kemi probleme me veshet…! Uroj te behen korrigjime ne te ardhmen. Ps. Audio ne tv ishte skandal dhe pa emocion… nuk lidhej zeri me duartrokitjen etj. Po them vetem te verteta! Dikush duhet te flase”,përfundon Prifti

Duke ironizuar me këngëtaret që morën pjesë në event, Stefi Prifti e ka shoqëruar shkrimin e tij në rrjetet sociale me foton e mëposhtme.

13533294_1009248172528957_563586778097901320_n

Please follow and like us: