Sturgeon: Do e ruaj Skocinë nga pasojat e BREXIT
Zyrtarja më e lartë e Skocisë, Nicola Sturgeon, është zotuar të mbrojë vendin e saj nga ato që ajo i konsideron pasojat “rrënuese” të BREXIT, duke thënë se populli i saj pesë milionësh do të bëj përpjekje që të mbesë në Bashkimin Evropian.
Stugeon, gjatë një interviste të dhënë sot për BBC ka thënë se Mbretëria e Bashkuar pjesë e së cilës skocezët kanë dashur të mbesin edhe pas referendumit të vitit 2014 për pavarësi, nuk ekziston më.
“Do të ketë pasoja thellësisht të dëmshme dhe të dhimbshme… Unë dua të bëj provoj që ta mbroj Skocinë nga kjo”, ka thënë Stugeon.
Ajo më parë ka thënë se ekzistojnë mundësi të mëdha që Skocia të organizojë një referendum të dytë për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar nëse Britania e fillon procesin e daljes nga BE-ja.
Shumica e votuesve të skocezëve kanë votuar që të mbesin në BE në referendumin e 23 qershorit.
Gunther Krichbaum, deputet gjerman dhe aleat i kancelare gjermane, Angela Merkel ka thënë se ai pret që një referendum i ri për pavarësi të Skocisë do të jetë i “suksesshëm”.
BE-ja do ta mirëpriste anëtarësimin e Skocisë në bllok, ka shtuar Krichbaum.