“Tifozët Kuq e Zi” hakojnë faqen e policisë angleze
BBC shkruan se faqja online e policisë angleze të South Yorkshire është hakuar sot nga një grup që pretendojnë se janë nga Shqipëria.
Një ekspert i sigurisë ka paralajmëruar se sulmi është “potencialisht shumë serioz”. Ai tha se hakerat kanë përdorur llogaritë në Facebook dhe Tëitter për të ndërhyrë në faqen e policisë angleze, ndërsa ekipi teknik i policisë u përpoq të rimarrë kontrollin e ëebsite-it.
BBC shkruan se në 15:00 me orën lokale, faqja është kthyer në normale.
Në faqen online të policisë është parë logo-ja e “Tifozave Kuq e Zi”.
Gjithashtu, në website është shfaqur një video që tregon skena të ekipit kombëtar shqiptar, shkruan Daily Star.
Please follow and like us: