25 vjet nga vizita historike e Bejker dhe takimi me Alinë
“Në emër të Presidentit Bush dhe popullit amerikan, unë kam ardhur këtu sot për t’iu thënë: Liria punon. Të paktën tashmë ju jeni të lirë të mendoni. Të paktën ju tashmë jeni të lirë të flisni ashtu si e mendoni. Të paktën ju jeni të lirë të zgjidhni liderat tuaj. Të paktën ju jeni të lirë të luftoni sipas mënyrës tuaj.
Mirëserdhët qytetarë të lirë të Shqipërisë, në liri”- është kjo pjesa më domethënësë e një fjalimi drithëruar që 25 vjet më parë, ish sekretari amerikan i shtetit Xhejms Bejker, mbajti në 22 Qershor 1991 në Sheshin Skënderbej.
I pari zyrtar i lartë i SHBA-ve që prekte tokën shqiptare në të gjithë historinë e kësaj toke e që nuk do të ishte i fundit. Në një Shqipëri kaotike, të sapodalë nga një regjim gjakatar, absurd dhe shkatërrimtar për fatet e popullit të vet, SHBA-të dërguan 25 vjet më parë numrin 2 të tyre për ti thënë shqiptarëve se ju nuk jeni vetëm.
Xhejms Bejker ndoshta ishte vula përfundimtare se fatet popullit tonë do të ecnin që atëhere e tutje vetëm në drejtim të lirisë, dhe sot 25 vite më pas ne jemi dëshmitar për këtë. Sot është kështu, liria është e padiskutueshme pavarësisht kostove që ajo bart në vetvete.
Sot 25 vjet më pas ne mund ta kuptojmë më qartë nocion gjeo-politik që përdoret shpesh “SHBA-të janë miku më i shtrenjtë i shqiptarëve”.
Sot 25 vjet më pas, ne jemi “jetimët” e Europës ndoshta më të përkëdhelur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vizita e Sekretarit Amerikan Xhejms Bejker, për këdo që e mban mend ka qenë një nga ngjarja më drithëruese që kombi shqiptar ka përjetuar, për mënyrën sesi ajo vizitë e shënoi rrugëtimin e historisë së kësaj toke në këto 25 vite.
Ka qenë gazetari i njohur Elez Biberaj i cili asokohe e shoqëronte sekreatin Bejker, i cili ka sjellë edhe njëherë në vëmendje këtë ngjarje historike, edhe si një nga dëshmitarët më të afërt të asaj dite.