400 pasanikët e botës humbën 100 miliardë funte pas BREXIT-it
Pas BREXIT-it, kur Britania e Madhe me anë të referendumit la Bashkimin Europian, dhe pas çrregullimit të tregut botëror pas kësaj ngjarje 400 njerëzit më të pasur të botës kanë humbur afër 100 miliardë funte, shkruan Daily Mail. Grupi i miliarderëve, duke përfshirë pronarin e Microsoft-it, Bill Gates, themeluesin e Amazonit, Jeff Bezos dhe njeriun më të pasur në Britani, Gerald Grosvenor, kanë humbur 3.2 për qind të pasurisë së tyre. Ndërsa njeriu që ka humbur më shumë se çdo kush ka qenë pasunari më i madh në Europë, pronari i kompanisë së veshmbathjeve Zara, Amancio Ortega. Ai ka humbur plotë 4.4 miliardë dollarë.
Please follow and like us: