Albspirit

Media/News/Publishing

Altin Goxhajt i bllokojnë profilin në rrjetet sociale/ Kallëzim penal Veliajt

Altin Goxhajt i bllokojnë profilin në rrjetet sociale/ Kallëzim penal Veliajt

Avokati Altin Goxhaj ka deklaruar se i është bllokuar profili i tij në rrjetet sociale. Ai shton se pas kësaj fshihen njerëzit e Kryebashkiakut Erion Veliaj dhe botuesit Karlo Bolino.

“Sot mu bllokua profili pas nje sulmi 36 oresh me dhjetra spame ne forme share ku merreshin postimet e mia nga profile te ndryshme dhe i vendoseshin me nga 30 tage te njejta secili dhe ne fund me erdhi njoftimi zyrtar se profili im do te bllokohej per 3 dite dhe mund te bllokohet edhe fare sepse ishte raportuar nga njerezit e Eri Velit dhe Kar-lo Bol-inos.” bën me dije Goxhaj.

Ai shton se bllokimi ka ardhur për një video komike me gjatësi 30 sekonda për Erion Veliajn dhe raportuesi ishte një kompani e lidhur me Bolinon. “A e dini pse mu bllokua profili? Per nje video 30 sekondshe komike me Eri Velin dhe raportuesi eshte nje kompani e lidhur me Kar-lo Bol-inon Agromax Media GmBh ?
Hera e trete qe Bolino raporton per llogari te Veliajt profilin tim :)” shton avokati. 

Goxhaj njofton se ditën e nesërme do të depozitojë pranë Prokurorisë një kallëzim penal ndaj Veliajt për shpërdorim detyre lidhur me parkingjet dhe kioskat e dhëna në Tiranë. “Dhe meqe e paskerkeshin qejf me e gerric bythen Lali Eri neser do ti paraqes KALLZIM PENAL ERION VELIAJT NE PROKURORI PER SHPERDORIM DETYRE ME DYSHIM PER KORRUPSION ME DHENIEN NE KUNDERSHTIM ME LIGJIN TE PARKINGJEVE DHE KIOSKAVE NJE KOMPANIE TE SAPONGRITUR!!!” përfundon Goxhaj.

Please follow and like us: