Albspirit

Media/News/Publishing

BLEDIAN KOKA/ Kur bëhesh me i neveritshëm se neveria…!

 

bledian koka, vogel

Bledian Koka

Une nuk e njoh pronarin e ERA-s, por nga menyra sesi shkruan e sesi e servir ai dhunimin prej policise, me ben ta besoj dhe automatiksht te me vije shume keq shijen e hidhur qe ka perjetuar ai dhe i biri. Ajo mund ti ndodhe gjithekujt sot, dhe e gjitha kjo vjen prej frustrimit qe policia e ketij vendi ka ne raport me krimin, dhe mllefin e nxjerr te qytetari i ndershem sa here qe ky i drejtohet uniformes me gjuhen arsyes!… Por per te gjithe skeptiket, ka vetem nje menyre per te vene gishtin mbi ate cka ka ndodhur? Jane kamerat body te oficerve te policise. Jane ato kamera qe jane perdorur per te telendisur cilindo qe i eshte tekur ministrit dhe enturazhit te vet te propagandes . E sigurte eshte se policia i ka ato pamje, por nuk do ti nxjerre kurre. Ne kembim enturazhi i ministrit dhe ndoshta ai vete publikuan sot per turp nje deklarate ku pretendojne se nje burre u rrezua dhe pesoi disa hematoma ne pjese te ndryshem te trupit. Ky eshte modeli i policise fashiste, kjo eshte sjellja e te pacipeve qe nuk kane turp te genjejne me alibine “fjala e policit kunder asaj te qytetarit ne kundravajtje”. Sot Ministria e Brendshem dhe SHKB-ja duhet te kishin publikuar me urgjence detajet e hetimit dhe duhet te kishin marre masa per ata qe nen petkun e policise, e dhunojne uniformen duke dhunuar qytetaret e ndershem te ketij vendi. Por jo, MB, SHKB e kshu me rradhe bene ate kane kohe qe bejne!…

p. s. …u bene me te neveritshem se vete neveria :

Please follow and like us: