Brexit – Deklaratat e fundit në kohë reale të liderëve evropianë
Më poshtë vijojnë deklaratat e fundit në kohë reale të politikanëve evropianë për çështjen Brexit:
Kryeministri britanik në ikje David Cameron
(1) ”Qëndrimi i Britanisë së Madhe në tregun unik do të jetë një nga sfidat më të mëdha në kuadër të negociatave me Bashkimin Evropian” (Deklaratë e bërë sot pasdite gjatë diskutimit në Dhomën e Komuneve).
(2) ”Dalja nga Bashkimi Evropian nuk do të jetë një shëtitje për ekonominë britanike”.
(3) ”Nuk do të ketë ndryshime të menjëhershme për rezidentët e unionit në Britaninë e Madhe”.
(4) ”Për momentin Londra nuk do të kërkojë zbatimin e nenit 50 të Marrëveshjes së Lisbonës”.
Sekretari britanik i Thesarit George Osborne
(1) ”Britania e Madhe do t’i shtyjë negociatat derisa të ketë një plan”.
(2) ”Londra nuk kërkon t’u kthejë shpinën BE-së dhe pjesës tjetër të botës dhe është e hapur për biznes”.
Ish-kryetari i bashkisë së Londrës, Boris Johnson, njëkohësisht një nga përkrahësit e flaktë të Brexit
(1) “Nuk kemi ndonjë nxitim të madh të largohemi nga BE-ja”.
Kryeministri italian, Matteo Renzi
(1) ”Evropa mund të bëjë gjithçka përveç se të hapë, për një vit të tërë, një diskutim për procedurat, pasi të ketë diskutuar, një vit të tërë, për marrëveshjet”.
Kancelarja gjermane Angela Merkel
(1) ”Londra mund të ketë nevojë për kohë, por humbja e kohës nuk i shërben askujt”.
Shefja e diplomacisë së BE-së Federica Mogherini
(1) ”BE-ja është e fortë si para referendumit Brexit”.
(2) ”Në të ardhmen do të jetë edhe më e fortë”.