BREXIT – SONDAZH – Një në pesë sipërmarrje britanike synon të zhvendoset nga BM-ja
Rreth 50 krerë kompanishë britanike synojnë të spostojnë një pjesë të aktivitetit të tyre dhe dy të tretat vlerësojnë se zgjedhja e Brexit është negative për sipermarrjet e tyre, sipas rezultateve të një sondazhi të publikuar sot.
Instituti i Drejtorëve, federatë britanike e krerëve të sipërmarrjeve, ka zhvilluar një sondazh në më shumë se një mijë prej anëtarëve të tij.
Sipas sondazhit 64 për qind e krerëve mendojnë se dalja e Britanisë së Madhe (BM) nga BE-ja është negative për aktivitetin e tyre.
Një e katërta (24 %) mendojnë të të ngrijë punësimin dhe më shumë se një në pesë (22%) mendojnë të zhvendosin aktivitetin e tyre.
Në një tribunë të publikuar në të përditshmen “Times”, drejtoresha e përgjithshme e organizatës më të madhe të sipërmarrësve britanikë, CBI (Konfederata e Industrive Britanike), ka gjykuar se “impakti i vendimit mbi Brexit nuk duhet të nënvleftësohet”./