Albspirit

Media/News/Publishing

Deputetët e përjashtuar nga grupet parlamentare në 26 vjet

Foto, Planvendosja e deputetëve në sallën e Seancave Plenare të Kuvendit

Instituti i Studimeve Politike paraqet grafikun e radhës në studimet mbi politiken në vend, me tematikë përjashtimet parlamentare ndër vite prej 1991. Nuk janë përfshirë rastet e dorëheqjeve të vetë deputetëve apo kalimet e tyre nga partia në parti, por rastet konkrete të një vendimmarrje zyrtare të partisë për përjashtim nga grupi të deputetit të caktuar.
Lista me rastet e vendimeve politike për përjashtimin e deputetëve nga grupi parlamentar, tregon për marrëdhëniet e vështira midis shefave të partive dhe deputetëve të (për)zgjedhur prej tyre. Interesant është edhe fakti se vetë të përjashtuarit, kur kanë krijuar parti të reja, janë kthyer në përjashtues për të tjerë. Gjithashtu, ka raste kur të njëjtit persona, përjashtohen dhe rikthehen më vonë, çfarë do të thotë se përjashtimet nuk janë bazuar në kritere të qarta dhe nuk ka standarde të njëjta, dhe se përcaktues kanë qenë e mbeten raportet e shefave të partive me individët kritikë brenda partisë.
Nuk janë pak, por janë të përmbledhura në periudha krizash brenda partive, si dhe ka raste, kur i njëjti deputet përjashtohet më shumë se një herë nga partia e tij ose nga dy parti të ndryshme ose kur të përjashtuarit kanë kaluar në partinë kryesore kundërshtare.

http://www.droni.al/web/deputet_t_e_p_rjashtuar_n_26_vjet_28887.pdf

Please follow and like us: