Albspirit

Media/News/Publishing

Dhuna ndaj pronarit të piceri “Era”/ Reagon Shoqata e Tregtareve: Mbani përgjegjësi ose paralizojmë aktivitetet

Dhuna ndaj pronarit të piceri “Era”/ Reagon Shoqata e Tregtareve: Mbani përgjegjësi ose paralizojmë aktivitetet

Shoqata për Mbrojtjen e Tregtareve dhe Tregut te Shqipërisë e ka dënuar ashpër dhunën e policisë ndaj pronarit të Piceri “Era” dhe djalit të tij.

Në reagimin e saj, Shoqata për Mbrojtjen e Tregëtarëve shprehet se klima e dhunës ndaj sipërmarrjes së lirë tashmë është bërë realitet, që nga pushteti qendror dhe ai lokal e deri tek Policia e Shtetit.

“Shoqata per Mbrojtjen e Tregtareve dhe Tregut te Shqiperise, denon me force aktin vandalist qe policia e shtetit kreu mbi Altin Bamllarin, nje sipermarres i nderuar ne vend si dhe djalin e tij. I kujtojme Policise se Shtetit, se mbahet me taksat qe Altini dhe heronj te tjere te sipermarrjes se lire ne vend, derdhin ne kete shtet duke punuar me ndershmeri. Klima e dhunes ndaj sipermarrjes se lire, tashme eshte bere nje realitet, duke filluar nga pushteti qendror, ai lokal e deri tek institucionet sic eshte Policia e Shtetit. Prej rreth dy vitesh, ka filluar nje lincim i paprecedente ndaj sipermarrjes se lire e cila si ne rastin e Altin Bramllarit, ka qendruar ne treg pavaresisht se kush ka qene ne pushtet.”, thuhet në reagim

Më tej, Shoqata për Mbrojtjen e Tregëtarëve shprehet se një grusht pseudo sipërmarrësish të cilët i servilosen çdo pushteti po përfitojnë gjithnjë e më shumë favore dhe lavde publike, për ti bërë gropën cdo sipërmarrësi, vetëm për interesat e tyre.

“Nga ana tjeter po i behen gjithnje e me shume favore, por edhe lavde ne publik, nje grushti pseudo sipermarresish te cilet kane nje talent te vecante per tiu servilosur cdo pushteti te mundur dhe qe tashme i njohin te gjithe. Ata se bashku me pushtetin, po kontribojne qe ti bejne gropen cdo sipermarresi, vetem per interesat e tyre. Megjithate ne jemi me te shumte ne numer dhe nuk do lejojme askend qe te na marre neper kembe.”, thuhet në reagim

Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve kërkon largimin nga puna të policëve që dhunuan pronarin e Piceri “Era”, Altin Bamllarin si dhe ndjesën e drejtorit të Policisë dhe Ministrit të Brendshëm, në të kundërt do të protestohet deri në paralizimin e aktivitetit.

“Ne keto momente kerkojme urgjentisht qe te largohen nga detyra policet qe dhunuan Altin Bamllarin dhe te birin dhe drejtori i Policise por edhe Ministri i Brendshem, ti kerkojne ndjese sipermarresit, i cili mbart te vetmin mekat, se di te punoje vetem me ndershmeri dhe jo te vjedhe, te kultivoje hashash apo te vrase. Nese nuk ka reflektim, ne do protestojme deri ne paralizim te aktivitetit, pasi kjo situate po kalon cdo limit, duke e bere kete vend te pajetueshem. Por ne nuk shkojme askund, do rrime ketu te forte, deri sa te perzeme dhunuesit dhe grabitesit e veshur me pushtet. Nikollaq Neranxi, Kryetar i Shoqates se Tregtareve dhe Tregut te Shqiperise”.

Please follow and like us: