Albspirit

Media/News/Publishing

Dy vjet nga vrasja e Artan Santos, atentati i mbuluar me mister

Sot mbushen dy vjet nga vrasja e bankierit Artan Santo.

Ai u ekzekutua në mëngjesin e 26 qershorit 2014 në hyrje të bankës që kishte themeluar vetë.

Dy vjet më pas nuk ka endë një pistë zyrtare për vrasjen e tij, as edhe një të arrestuar apo person nën hetim.

Ngjarja është e mbushur me enigma të shumta, siç janë enigmë edhe personat me skafandër në kokë, të cilët pasi ekzekutuan bankierin u larguan në drejtim të “Librit Universitar”.

Kjo vrasje në qendër të Tiranës, ndaj një personi të rëndësishëm në vend, me sa duket do të vazhdojë të mbetet një mister i madh për familjarët dhe publikun.

 

 

Video:
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=3_7OoMEHX8k?width%3D620px%26amp%3Bheight%3D349px%26amp%3Btheme%3Ddark%26amp%3Bautoplay%3D0%26amp%3Bvq%3Dlarge%26amp%3Brel%3D0%26amp%3Bshowinfo%3D1%26amp%3Bmodestbranding%3D0%26amp%3Biv_load_policy%3D1%26amp%3Bautohide%3D2%26amp%3Bwmode%3Dopaque]
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=wdII-1_dnYI?width%3D620px%26amp%3Bheight%3D349px%26amp%3Btheme%3Ddark%26amp%3Bautoplay%3D0%26amp%3Bvq%3Dlarge%26amp%3Brel%3D0%26amp%3Bshowinfo%3D1%26amp%3Bmodestbranding%3D0%26amp%3Biv_load_policy%3D1%26amp%3Bautohide%3D2%26amp%3Bwmode%3Dopaque]Add new comment
Please follow and like us: