Albspirit

Media/News/Publishing

E djathta fiton zgjedhjet në Spanjë, nxorën vendin nga kriza

Konservatorët e Partisë së Popullit të kryeministrit Mariano Rajoy kanë fituar më së shumti vende në Parlament.

Pavarësisht fitores, e djathta nuk ka siguruar një shumicë për të qeverisur e vetme.

Partido Popular (PP), kryesuar nga kryeministri Mariano Rajoy, ka fituar 123 vende me 28.72% të votave nga 176 të nevojshme për shumicën. Partia Socialiste (PSOE) është në vendin e dytë, duke marrë 90 vende me 22%.

Dy partitë e reja në zhvillim, Podemos dhe Ciudadanos, fituan vende për të sfiduar dy partitë dominuese në Spanjë për herë të parë pas shumë dekadash. Podemos e udhëhequr nga Pablo Iglesias fitoi 69 vende, ndërsa Ciudadanos e udhëhequr nga Albert Rivera fitoi 40 vende.

Masat e ashpra shtrënguese të qeverisë së djathtë të Rajoy-së kanë ndihmuar kombin të shërohet nga kriza ekonomike. Ekonomia spanjolle pritet të rritet 3.1% këtë vit, rreth dy herë mbi mesataren e eurozonës. Megjithatë papunësia Spanjës, mbahet në 21,1%, e dyta më e lartë në BE pas Greqisë.

Pjesëmarrja në votime ishte 73%, pak më e lartë se sa zgjedhjet e mëparshme në vitin 2011.

Please follow and like us: