Johnson: BM-ja është pjesë përbërëse e Evropës
Lideri i kampit Brexit, Boris Johnson mbajti një qëndrim të pazakontë i gatshëm për pajtim me deklaratën e djeshme të kundërshtarit të tij politik, duke konfirmuar se Britania e Madhe është pjesë përbërëse e Evropës dhe se bashkëpunimi me fqinjët e kontinentit do të vijonte me intensitet të lartë.
Në faqen kryesore të gazetës konservatore, The Daily Telegraph, ish-kryebashkiaku i Londrës rikonfirmoi, siç ishte rasti i së premtes së kaluar se dalja nga BE-ja duhet të kryhej me procedura të ngadalta.
“Nuk do të reshtë kurrë së theksuari se Britania e Madhe bën pjesë në Evropë, dhe do të jetë në mënyrë të përhershme pjesë e saj. Do të ketë gjithnjë një bashkëpunim evropian intensiv që do të spikasë veçanërisht në disa fusha si artet, shkencat, universitetet dhe në mbrojtje të mjedisit”, shkruan ai, si pjesë përbërese e listës së favoritëve kryesorë për postin e kryeministrit të ardhshëm.
Johnson u bëri gjithashtu thirrje mbështetësve të Brexit për të ndërtuar ura lidhesë me ata që votuan qëndrimin pro BE-së dhe që kanë humbur të vërtetën sipas tij. Ne zotërojmë një shumicë të vogël dhe duhet të ndërmarrim gjithçka të mundur për të bindur ata që shprehëm verdiktin e tyre për të qëndruar. Ne duhet të ndjekim shembullin e tyre, për të zbutur dhimbjen e humbjes, për ndërtimin e urave, pasi disa janë të vetëdijshëm për zhgënjimin, ndjenjën e humbjes dhe të konfuzionit.//