Albspirit

Media/News/Publishing

Lagarde nxit Britaninë e BE-në të pakësojnë rreziqet pas “Brexit”

Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka bërë thirrje Britanisë dhe Bashkimit Europian të reduktojnë rreziqet pas referendumit në Britani për t’u larguar nga BE-ja. Drejtoresha Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde ka thënë të hënën se FMN-ja shpreson se procesi i tranzicionit do të zhvillohet në mënyrë efikase dhe të parashikueshme, për të shmangur pasiguritë. Tregjet globale pësuan tronditje të premten, një ditë pas votimit për largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja. Britania duhet të negociojë tani kushtet e daljes së saj, si dhe statusin e ri të marrëdhënieve me BE-në.FMN-ja ka paralajmëruar se GDP-ja e Britanisë do të ulet me 0.8 për qind vitin e ardhshëm, nëse ky vend largohet nga BE-ja.

Please follow and like us: