Librat që ndryshuan historinë e njerëzimit
Nga Bibla dhe Kurani tek “Origjina e specieve” e Çarls Darvinit, nga “Republika” e Platonit tek “Arti i luftës” i Sun Tzu, studiuesit dhe historianët kanë përzgjedhur 10 librat më ndikues në histori.
Pa këta libra, bota nuk do të ishte siç është sot.
Këta 10 libra ndryshuan mënyrën tonë të të menduarit rreth botës, pionierë të fushave interesante të shkencës dhe duke i shtyrë njerëzit drejt luftërave apo konflikteve gjatë shekujve.
“1984” nga Xhorxh Oruell (George Orwell)
I botuar në 1949, “1984”-shi i Xhorxh Oruell e pa botën që po kthehej në një shtet të mbikëqyrjes i drejtuar nga i tmerrshmi Big Brother. Shumë nga temat kryesore të romanit patën një ndikim të madh në shoqërinë moderne dhe në fjalor.
Në një periudhë ku komunikimet tona nuk janë gjithmonë aq të sigurta sa ne mendojmë, romani i Oruell shkruar në 1949 ngjan si një paralajmërim për disa dhe një vështrim i mundshëm drejt të ardhmes për disa të tjerë.
“1984” është një kritikë e shoqërive totalitare, por është gjithashtu edhe për personazhin kryesor Uinston Smith dhe mënjanimin e tij nga shoqëria ku jeton. Është ndër librat më ndikues në histori dhe një ndër më të shiturit në të gjithë botën. Gjatë 2013-ës si pasojë e skandalit të përgjimeve, shitjet e librit tejkaluan 7,000%.
Bibla dhe Kurani
Bibla dhe Kurani janë librat më ndikues në botë.
Nga kultura dhe shoqëria drejt ligjit dhe rregullit, Bibla është burimi i një mase të madhe të kulturës dhe vlerave të botës perëndimore. Libri më i shitur në botë, është e vështirë të mohosh ndikimin e jashtëzakonshëm që Bibla ka pasur mbi çdo gjë nga shkenca në politikë. Përkthyer në disa gjuhë dhe i botuar në një shumëllojshmëri formatesh, Bibla shet rreth 100 milionë kopje çdo vit.
Kurani, teksti qendror fetar i Islamit, ndiqet nga 1.6 miliard myslimanë në mbarë botën. Kurani ose Kur’an-i, është shkrimi i shenjtë i fesë islame, i cili siç besojnë myslimanët, përmban fjalë për fjalë zbulesën e Zotit (arabisht: Allahut) ndaj profetit Muhamed nëpërmjet engjëllit Gabriel. Përkthimi i Kuranit konsiderohet nga teologjia tradicionale islame si i pamundur, pasi çdo përkthim mbart njëkohësisht edhe një interpretim. Prandaj leximi i kuranit sugjerohet të bëhet në tekstin origjinal arabisht.
“Mbi origjinën e specieve” nga Çarls Darvini
Punimi i 1859-ës i Çarls Darvinit krijoi një nga fushat më të rëndësishme të shkencës moderne: biologjinë evolucionare. Libri i Darvinit ishte punimi novator që hodhi poshtë shumë nga teoritë e mesit të shekullit 19 mbi zhvillimin e njeriut.
I kritikuar nga disa, i admiruar nga të tjerë, është e pamohueshme se libri i Darvinit ndikoi jashtëzakonisht shumë mbi shkencën moderne. Sa libra të tjerë shkencorë 150 vjeçarë vazhdojnë të jetë objekte të debatit sot?
“Manifesti komunist” nga Karl Marksi dhe Fridrik Engels
Ky publikim i shkurtër është shkruar nga dy prej komunistëve më të famshëm në histori. Ai diskuton luftën e klasave, problemet me kapitalizmin, dhe potencialin e ardhshëm kundër komunizmit. Pamfleti politik – pa diskutim më i influencuesi në histori – proklamonte se “historia e shoqërisë se sotme është histori e luftës së klasave dhe e fitores së paevitueshme të proletariatit”, apo të klasës punëtore, që do të sjell njëherë e mirë fundin e shoqërisë me klasa. Fillimisht u publikua në gjermanisht si “Manifest der Kommunistischen Partei” (Manifesti i Partisë Komuniste), vepër që pati pak impakt të menjëhershëm. Por më pas idetë patën jehone të madhe gjatë shekullit të 20-të, dhe rreth viteve 1950 gjysma e popullsisë se botes jetonte nën qeveri marksiste.
Ndërkohë që komunizmi i paraqitur në librin e Marksit dhe Engelsit premtonte një shoqëri të lirë prej “diktaturës kapitaliste”, realiteti nuk ishte siç u premtua. Ndikimi i “Manifestimit komunist” në Bashkimin Sovjetik, në Kinë dhe në shumë vende të tjera, e bën këtë libër një nga ato me më shumë ndikim në mbarë botën.
Ai vazhdon të ndikojë në partitë politike dhe është studiuar rreth e rrotull botës.
“Republika” nga Platoni
Harrojini politikat e shekullit 20, le të kthehemi pas në kohë në vitin 380 para Krishtit. “Republika” është konsideruar si teksti përfundimtar perëndimor mbi jetën politike dhe filozofinë, duke diskutuar çfarë është e mirë, çfarë është e keqe dhe çfarë është e thjeshtë.
Ndërkohë që punimi i Platonit mund të duket tejmase i komplikuar dhe i vështirë për t’u lexuar për audiencën e sotme, ai mbetet një punim i rëndësishëm politik dhe filozofik që ndikoi shumë në filozofinë dhe etikën që ne kemi sot.
“Gjeografia” nga Ptolemeu
Ptolemeu është përgjegjës për disa nga tekstet e historisë më të rëndësishme në astronomi dhe hartës. “Gjeografia”, udhëzuesi i tij për kartografinë, konsiderohet si përpjekja e parë e vërtetë në botë për krijimin e një harte të botës.
Ndërkohë që ideja e Ptolemeut mbi botën mund të mos duket si globi modern ku ne kemi qasje sot, mbetet sërish një punë mbresëlënëse për shekullin e 2-të. Shumë nga teknikat moderne të hartës që përdorim sot ende varen nga risitë e bëra nga Ptolemeu në trajtimin e portretit të tij.
“Mein Kampf” nga Adolf Hitler
Disa libra e ndryshojnë botën për mirë. Disa të tjerë për keq. Gjatë burgimit të tij në 1924 në burgun Landsberg, Adolf Hitleri shkroi një manifestim politik që do përfundonte si projekti për një luftë shkatërruese globale, një gjenocid etnik të tmerrshëm dhe një riorganizim të plotë të kontinentit evropian.
Çfarë është më alarmante në lidhje me “Mein Kampf” nuk është stili i tij (vetë libri është i vështirë për t’u lexuar dhe mezi është redaktuar), por reagimi i tij. Pavarësisht se dihej që Hitleri ishte një kërcënim serioz për stabilitetin global, drejtuesit politikë perëndimorë injoruan qëllimet e tij të tmerrshme derisa tashmë ata ishin vënë në veprim.
“Lufta guerile” nga Çe Gevara (Che Guevara)
Shkruar në prag të Revolucionit Kuban, “Lufta guerile” ishte projekti për disa nga lëvizjet politike revolucionare më të madhe të shekullit të 20-të. Në udhëzuesin e tij të luftës, Gevara gjeti pika paralele mes luftimeve guerile moderne dhe teknikave të përdorura gjatë Luftës Civile Spanjolle.
Nga Amerika Latine në Afrikën e Jugut, libri u bë “de facto” manuali strategjik i lëvizjeve revolucionare politike nëpër botë dhe ndikoi në qindra konflikte gjatë shekullit të 20-të.
“Arti i luftës” nga Sun Tzu
Sa i përshtatshëm mund të jetë sot një manual lufte i shkruar 500 vjet para Krishtit? “Arti i luftës” i Sun Tzu-së është shkruar duke pasur në mendje ushtritë e lashta kineze, por mësimet e tij në strategji dhe jetë ndikuan shumë nga udhëheqësit më të fuqishëm dhe më të tmerrshëm të shekullit të 20-të.
I ndarë në 13 kapituj, libri mbulon çdo aspekt të luftës së suksesshme, nga një strategji primare e planifikuar me kujdes deri tek rëndësia e të planifikuarit të situatave të paparashikueshme dhe të rrezikshme. Nga epoka Sengoku në Japoni për tek Lufta e Vietnamit, “Arti i luftës” ishte projekti strategjik për qindra beteja historikisht të rëndësishme.
Libri ende ka ndikim në të menduarit e popullatës ushtarake Lindore dhe Perëndimore, në taktikat e biznesit dhe strategjinë ligjore.
“Seksi i dytë”, nga Simone De Beauvoir
Botuar në 1949
“Seksi i Dytë” është cilësuar nga shumë kritikë si libri që inauguroi lëvizjen feministe të kohës moderne. “Seksi i Dytë” është puna e një mendje brilante që shquhet për mprehtësi në disiplina të tilla si filozofia, psikologjia, ekonomia dhe historia. Simone De Beauvoir shkruan se “nuk lindim gra; po bëhemi të tilla”. Libri vazhdon të ketë një ndikim të madh në lëvizjet e grave në mbarë botën. /TO/