Albspirit

Media/News/Publishing

LSI përjashton deputetin Spahiu

Grupi Parlamentar i LSI-së ka vendosur në një mbledhje të zhvilluar jashtë rradhës përjashtimin e deputetit të Dibrës, Përparim Spahiu.

Ai kishte shkruar pak ditë më parë në Twitter se ishte kundër monitorimit të procesit të vetingut nga nëdrkombëtarët.

“E kuptoj dhe jam dakord që sovranitetin e vendit tonë të përbashkët duhet ta ndajmë me NATO, me Komisionin Europian dhe shpresoj edhe me Bashkimin Europian.

Por nuk jam gati të votoj ndarjen e sovranitetit me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit. Cfarë përfaqësojnë këta?!” – u shpreh Spahiu në një shkrim te tijin.

Please follow and like us: