Albspirit

Media/News/Publishing

Lufta kushton 13.6 trilion dollar. Përse shpenzojmë kaq pak për paqen?

Në shkallë globale, shpenzimet ndërkombëtare për ushtritë dhe kostot e luftës janë më të mëdha sesa përpjekjet globale për të shuar konfliktet dhe për të parandaluar luftërat. Çfarë duhet bërë?

Autor: Camilla Schippa WeForum

Printo

Foto ilustruese: Ivana Dervishi/BIRN

Raporti më i fundit i Indeksit të Paqes Globale, i publikuar të mërkurën, zbuloi se viti 2015 ishte një vit i keq për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ai regjistroi një përkeqësim të paqes globale bazuar në trendet historike. Viti 2015 dëshmoi numrin më të lartë të vdekjeve në beteja në shkallë globale për 25 vitet e fundit, kryesuar nga nivelet e larta të terrorizmit dhe numrin më të lartë të refugjatëve dhe personave të zhvendosur që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kjo dhunë ka një kosto të jashtëzakonshme. Raporti zbulon se ndikimi ekonomik i dhunës në ekonominë globale ishte 13.6 trilionë dollarë në vitin 2015 në kuptimin e blerjes së barazisë së pushtetit (PPP). Kjo është e barazvlefshme me 5 dollarë në ditë për person në planet ose 11 herë më shumë se investimi i huaj direkt në shkallë globale (FDI).

Shuma e dhunës zakonisht llogaritet në kuptimin e kostos njerëzore dhe emocionale, por dëmi financiar i ekonomisë është një tjetër faktor që duhet konsideruar. Kur llogarisim ndikimin ekonomik duhet të llogariten edhe kostot e parandalimit dhe përmbajtjes së dhunës, si dhe matja e pasojave të saj. Kjo është e rëndësishme sepse vetëm shpenzimet për të përmbajtur dhunën, ndonëse mbase të nevojshme, janë në thelb ekonomikisht joproduktive.

Si “rrumbullakosen” kostot e luftës?

Metoda e IEP është një llogaritje e “rrumbullakosjes” së shpenzimeve direkte dhe indirekte që lidhen me krijimin dhe përmbajtjen e dhunës plus kostot që pasojnë luftën. Këto përfshijnë jo vetëm shpenzimin ushtarak, por edhe shpenzimet e brendshme mbi sigurinë dhe policinë, plus humbjet nga konflikti i armatosur, vrasjet brenda vendit, krimet dhe sulmet seksuale.

13.6 trilionë shpenzimet dhe humbjet përfaqësojnë 13.3 për qind të PBB-së së botës. Për ta thjeshtuar këtë shifër, është e barasvlefshme me 1.876 dollarë për çdo person në planet. Shifrat i referohen shpenzimeve aktuale dhe pasojave të tyre në vitin 2015 dhe janë këmbyer në blerjet për barazim të pushtetit në dollarë ndërkombëtarë.

Këto shifra janë të rëndësishme për dy arsye. Së pari, mbi 70 për qind e impaktit ekonomik të dhunës rrjedh prej atyre që shpenzon më së shumti qeveria për ushtrinë dhe sigurinë e brendshme. Kjo tregon se sasi të mëdha të shpenzimeve qeveritare lidhen me këtë gjë. Në një botë shumë paqësore, këto burime të jashtëzakonshme mund të drejtohen në një fushë tjetër.

Së dyti, sasia e mbetur është pasojë e humbjeve nga dhuna dhe konflikti, sasi e cila është gjithashtu e jashtëzakonshme. Ajo i kalon shpenzimet e komunitetit ndërkombëtar për të krijuar paqen.

Një ekzaminim i shpejtë i shifrave zbulon se bota vazhdon të shpenzojë gjerësisht në mënyrë disproporcionale në krijimin dhe qëndrueshmërinë e dhunës krahasuar me ato që shpenzon për paqen. Vetëm në vitin 2015, shpenzimet e paqeruajtjes së OKB ishin 8.27 miliard dollarë që llogariten me vetëm 1.1 për qind të 742 miliardë dollarëve që vijnë nga humbjet ekonomike prej konflikteve të armatosura.

Kur shohim te ndërtimi i paqes – aktivitete që synojnë të krijojnë paqen në kuptimin afatgjatë – ato shkojnë në 6.8 miliardë dollarë ose vetëm 0.9 për qind të humbjeve ekonomike nga konflikti. Figura e mëposhtme nënvijëzon se shpenzimi për ndërtimin e paqes dhe paqeruajtja është e pakët kur krahasohet me humbjet ekonomike të shkaktuara nga konflikti, që përfaqësojnë vetëm 2 për qind në 2015.

3ODgio1tBNv6kRX0OiKLVDr2sjfydB--rL6ByjBeHCkPor thelbësore për përmirësimet e të ardhmes në paqe është investimi më i madh në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes. Operacionet paqeruajtëse janë masa që synojnë t’i përgjigjen një konflikti, ndërsa shpenzimet në ndërtimin e paqes synojnë të zhvillojnë dhe të ruajnë kapacitetet për kufizim të konfliktit.

Shpenzimet e ndërtimit të paqes synojnë të pakësojnë rrezikun e rishfaqjes së konfliktit të dhunshëm duke forcuar kapacitetet kombëtare dhe institucionet për menaxhim të konfliktit dhe duke krijuar themelet e paqes së qëndrueshme dhe zhvillimit.

Këto shifra sugjerojnë një investim më pak seç duhet në aktivitete që ndërtojnë paqen dhe tregojnë se komuniteti ndërkombëtar po shpenzon shumë në konflikt dhe shumë pak në paqe. Duke marrë parasysh faktin se kostoja e dhunës është kaq e madhe, argumenti ekonomik për shpenzimin më tepër te paqja është në fakt i fuqishëm.

Shtimi i pabarazisë së paqes

Për më tepër, një fenomen i ri po shfaqet teksa disa vende bëhen më paqësore ndërsa nivelet e dhunës rriten në përgjithësi: pabarazia e paqes. Kjo nxit një dinamikë më të gjerë në pabarazitë ekonomike mes vendeve; teksa vendet më pak paqësore zhyten në spiralet e dhunës dhe konfliktit, ato shkojnë në regres më të madh ekonomik.

Camilla Schippa
RRETH AUTORIT

Camilla Schippa

Camilla Schippa është drejtore e Institutit për Ekonomi dhe Paqe.

Please follow and like us: