Albspirit

Media/News/Publishing

Momenti i përplasjes mes biznesmenit Bamllari dhe Policisë

Denoncimi publik i bërë nga biznesmeni, Altin Bamllari për dhunë të forcave të Policisë ka shkaktuar debat të madh publik.
Fillimisht, pronari i piceri “Era”, bëri një status në Facebook ku shpjegonte të gjithë ngjarjen e cila erdhi pas ndalimit të djalit të tij me makinë për shkak të një gjobe.
Pas kësaj, policia reagoi zyrtarisht duke mos pranuar se ka ushtruar dhunë dhe tha se plagët që biznesmeni pretendonte se ka marrë janë si pasojë e rrëzimit të tij gjatë largimit.
Ndërkohë “Opinion.al” ka arritur të sigurojë një video nga Kullat përballë piramidës.
Në video shfaqen dy persona, në të njëjtën orë shfaqen duke vrapuar në drejtim të piramidës. Në ndjekje të tyre është një polic.
Orari i videos përkon me orën e pretenduar nga biznesmeni, por edhe nga Policia.
Ndërkohë që policia ka ndaluar makinën e biznesmenit, të cilën e drejtonte djali i tij, në afërsi të ambasadës ruse. Nuk dihet nëse largimi ka ndodhur pas përplasjes me policinë apo para saj.
Tashmë biznesmeni i është drejtuar Prokurorisë, ndërsa policia ka bërë kallëzim me akuzë për kundërshtim të punonjësit të policisë.
Please follow and like us: