Albspirit

Media/News/Publishing

Netanyahu: Marrëveshja Izrael-Turqi do të sjellë avantazhe për ekonominë

– Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu konfirmoi sot një marrëveshje me Turqinë për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve pas gjashtë vitesh tensione, duke theksuar se do të ketë avantazhe gjigante për ekonominë izraelite.

“Besoj se është një hap i rëndësishëm për të normalizuar marrëdhëniet tona”, deklaroi Netanyahu para gazetarëve në Romë pas një takimi me sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry.

Një përgjegjës izraelit kishte njoftuar të dielën se Izraeli dhe Turqia kishin arritur një marrëveshje për të normalizuar marrëdhëniet e tyre pas gjashtë vitesh tensione për shkak të një sulmi vdekjeprurës të një komandoje izraelite kundër një anije turke të ngarkuar me ndihma për Gazën./

Please follow and like us: