“Një Europë e fortë në një botë të pasigurt”, Franca e Gjermania propozojnë pakt të ri
Ministrat e jashtëm të Gjermanisë dhe Francës kanë hartuar një dokument nëntë faqesh me titull “Një Evropë e fortë në një botë të pasigurt”, në të cilin propozojnë një politikë të përbashkët evropiane për sigurinë dhe migrimin dhe fuqizimin e ekonomik
Teksa pranojnë se Bashkimi Evropian “po kalon një provë të vështirë”, Frank-Walter Steinmeier dhe Jean-Marc Herault theksojnë se Bashkimi Rvropian po sfidohet nga një seri krizash në jug dhe lindj të tij dhe se rritja ekonomike po konsolidohet me ritme të ngadalta. Përgatitja e këtij dokumenti kishte nisur para se Britania të votonte të enjten për të lënë BE-në. Të dy ministrat, vendet e të cilëve përbëjnë bërthamën e BE-së, thanë se është e rëndësishme që shtetet anëtare të dëshirojnë sipas shkallëve të ndryshme forcimin e integrimit evropian.
“Ne kemi nevojë të gjejmë mënyra më të mira për të trajtuar nivelet e ndryshme të ambicjeve dhe të sigurojmë se Evropa do t’u përgjigjet më mirë pritshmërive të të gjithë qytetarëve evropianë”-thuhet në deklaratën e përbashkët, raporton Respublica.
Për këtë qëllim, ata propozojnë tre iniciativa:
1. Një pakt Europian të Sigurisë sipas të cilit
– BE-ja do të vendosë prioritetet strategjike për politikën e jashtme dhe të sigurisë dhe do të promovojë një politikë të integruar evropiane.
– Shtetet anëtare të BE-së të cilat duan të krijojnë një bashkëpunim të përhershëm të strukturuar në sektorin e mbrojtjes duhet të jetë në gjendje për ta bërë këtë në një mënyrë fleksibile.
– Nëse është e nevojshme, shtetet anëtare të BE-së duhet të konsiderojnë krijimin e forcës së përhershme detare.
2. Një politikë e përbashkët për azilin dhe emigracionin
– Ne jemi të vendosur se BE-ja duhet të bëjë të qëndrueshëm kufijtë e parë shumëkombësh në botë dhe rojen e parë bregdetare shumëkombëshe.
– BE-ja ka nevojë të gjejë një përgjigje të përbashkët për rritjen e numrit të emigrantëve që kërkojnë të hyjnë në BE për arsye ekonomike.
– Vendet anëtarë do të punojnë për të reduktuar faktorët shtytës në migracionit të parregullt.
3. Inkurajimi i Zhvillimit Ekonomik dhe Unionit Monetar
– Për të zhbllokuar rritjen dhe për të rritur produktivitetin e ekonomisë evropiane, është e nevojshme një përpjekje e re për më shumë investime, private dhe publike.
– Forcimi i Unionit Monetar të jetë rezultat i një progresi realist dhe gradual.